Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

IMITIMI/ Ç’kërkon Robert Çamçakëzi i Ramës në gojën e Bashës?

by te Sheshi
14/10/2020
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
IMITIMI/ Ç’kërkon Robert Çamçakëzi i Ramës në gojën e Bashës?

“Shumica dërrmuese e të rinjve nuk e mbajnë mend një film të realizmit socialist, ku një punëtor, Robert Çamçakëzi, i cili në vend që të bënte punën që ishte ngarkuar, endej nga kantieri në kantier… Ky është Edi Rama. Edi Rama është Robert Çamçakëzi”, ishte një ndër deklarimet atipike të kreut demokrat Basha në të fundit konferencë për shtyp. Por hipotetikisht, ndonjë prej të rinjve, mund t’i thotë se dhe ai ndoshta s’e di apo s’e mban mend, se ajo çfarë ai ia ngjesh Ramës – pra, duke e krahasuar me Robert Çamçakëzin – daton që në vitin 2001 dhe ka për autorësi vetë Ramën.

Ishin kohërat kur Nano po shpallte Katarsisin e tij të famshëm, e, Rama, i ndodhur në kampin përballë, bashkë me Metën, Ruçin e të tjerë në PS, e krahasoi kreun socialist, me sarkazmën e tij tipike, me personazhin e njohur të “Horizonteve të hapura”, luajtur nga i ndjeri Shpëtim Shmili (në foto me aktoren Mirketa Çobani).

Në fakt, nuk besohet që Basha të mos e dijë këtë detaj, që Robert Çamçakëzi, më shumë se nga filmi, ka mbetur në kujtesën e opinionit m’u prej Ramës.

Ky i fundit ka qenë dhe mbetet ndër konservuesët e pakonkurrent të produktit kinematografik të komunizmit në Shqipëri, duke ia sjellë lexuesit, ç’prej mesit të viteve ’90, në trajtën e një përtalljeje brilante me personazhet, fabulat dhe batutat, në produktet e tij publicistike.

Dhe, është e vështirë, gati e pamundur të imagjinohet, se dhe Basha e posedon dhuntinë e mbamendjes së filmave shqiptarë, personazheve a batutave, për t’i sjellë këto alla Rama te publiku, në një përpjekje të sforcuar, deri dhe tradhëtuese, në bërjen sa më tërheqëse të ligjërimit të varfër politik.

Por pse ndodh kjo? Nuk është e vështirë të konstatohet se ku qëndron defekti më i madh i Bashës për të qenë një figurë tërheqëse dhe imponuese, aq më pak një lider politik, e ajo është mungesa e një profili të pasur publik, në distancë dhe i pakushtëzuar nga protagonizmi politik.

Në këtë pikë, Basha s’posedon dhe atë që posedon Berisha: të qënit një person me rezonim të fortë publik, si ndër kardiologët më të mirë shqiptarë.

Basha ende nuk dihet se në ç’fushë është “ndër më të mirët” jashtë politikës. Dhe është sërish e nevojshme të theksohet se performanca e tij politike, s’i përgjigjet akoma dhe profilit të tij shkollor.

I promovuar bujshëm si “i diplomuar Hollandë në për juridik(!)”, në fillimet politike e më vonë, ende në karrierën e tij politike 15-vjeçare, mungon hatashëm shpërfaqja në teori e një kulturë apo ekselence juridike për ndonjë aksh çështje. Të tilla ka plot politika e ditës. Dhe ky do qe shansi më i madh për Bashën, në mos avantazhi i politik nëse do e shfrytëzonte. Çuditërisht dhe paradoksalisht nuk e ka dhe, askush, dje e sot, nuk ka shijuar e nuk po shijon dot nga Basha, atë që duhej ta dallonte, atë që do ishte detaji diferencues i tij, dhuntia, talenti, prej të cilave më pas do vinte risia, e ç’është më kryesorja, identiteti; ai studimor, kulturor, botëkuptimor dhe në fund politik.

Duke mos patur asnjë nga këto, ai vuan mungesën ulëritëse të një identiteti, çka e bën të huazojë tipare të huaja për të formuar, ashtu si me pazllat, një identitet të sajuar. Kjo me Robert Çamçakëzin ishte një prej pazllave.

E huazuar – në trajtën e një vjedhjeje intelektuale – prej kundërshtarit të tij, për t’ja mveshur më pas, naivisht, po këtij kundërshtari. Dhe nuk është e vetmja. “Gjeli majë plehut…” apo “zullumi”, të përdorura rëndom nga Basha, janë të marrë nga vokabulari politik i Ramës.

Por është e kotë! Eshtë një fushë që Ramën jo vetëm s’e sfidon dot, por në tentativë për t’i ngjarë atij e thërrmon dhe më tej atë pak profil politik të krijuar, ashtu të cungët.

Kjo nuk do të thotë që Rama është i pasfidueshëm; por jo me këtë formë, jo me këtë stil, jo me këtë gjuhë, përfshirë dhe atë vulgaren huazuar nga Berisha.

Rama mundet me moral, me energji dhe me ide.

Rama s’mundet duke e akuzuar, por duke e tejkaluar!

Rama s’mundet duke e imituar, por duke e konkurruar!

Dëshpëruese kur mendon se emri dhe profili u mangët i Bashës nuk lidhet me asnjë atribut apo aftësi të këtij lloji.

Ndaj ai bën më të lehtën: të akuzojë, e kurrë më të vështirën: të ndërtojë e imponojë…një tezë, një kuazë, një model, një risi, një identitet. /tesheshi.com/        

Related Posts

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë
Politikë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana
Politikë

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza
Kryesore

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Next Post
Nga Gerti GJYZELI: Kur vota endet mes një Cola dhe një Pepsi

Nga Gerti GJYZELI: Kur vota endet mes një Cola dhe një Pepsi

Ngacmoi fetarisht Muhamed Salah, tifozi i West Ham-it ndëshkohet në mënyrë shembullore

Ngacmoi fetarisht Muhamed Salah, tifozi i West Ham-it ndëshkohet në mënyrë shembullore

Nago Karabaku: armenët pranojnë disfatën ndaj ushtrisë azere

Nago Karabaku: armenët pranojnë disfatën ndaj ushtrisë azere

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni