Ilir Kulla, ekspert i çështjeve të sigurisë dhe politikës rajonale, i cili ka këshilluar ish-Presidentin e Republikës dhe ish-ministrin e Jashtëm shqiptar, i ka kërkuar Tiranës që të ndërhyjë energjikisht për rastin “Haradinaj”. Në një postim në faqen e tij në Facebook, Ilir Kulla thekson se “Shqipëria duhet t’i lëshojë një notë proteste Sllovenisë për arrestimin e Rramush Haradinajt dhe nëse Sllovenia e ekstradon në Serbi duhen dëbuar ambasadorët e këtyre 2 vendeve nga Shqipëria”./tesheshi.com/