Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin për pastrimin e akseve rrugore kryesore në vend nga tabelat apo ndërtime, të cilat ndodhen anash rrugëve, por pa respektuar largësitë, sikundër përcakton ligji.
Ditën e sotme aksioni është shtrirë në “Rrugën e Kombit”, ku një pjesë e ndërtimeve janë çmontuar nga vetë pronarët, ndërsa të tjera janë prishur nga fadromat e IKMT.
Aksioni është monitoruar edhe nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, sipas të cilit pastrami i akseve rrugore synon rritjen e sigurisë në rrugë. Ai shprehu vendosmërinë për vijimin e aksionit, i cili mbështetet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Shtetit.
Në Rrugën e Kombit aksioni do të shtrihet nga Miloti deri në Morinë. /tesheshi.com/