Kryeministri në ikje Albin Kurti, tha se nuk do ia dorëzojë detyrën pasuesit të tij, njëherësh të shkarkuarit prej tij dje si zv.kryeministër, Abdullah Hoti. Sot ky i fundit morri votëbesimin në Kuvend si kryeministër i ri, mandatuar javë më parë nga Thaçi, por bash dhe për këtë, për Kurtin është i papranueshëm.
“Kjo qeveri është e paligjshme. Kjo është qeveria koti, ne jemi qeveria alternative. Nesër S’do ta bëj pranim-dorëzimin se pse s’mund të pranoj atë që e shkarkova, ndërkohë që edhe u dorëzua te presidenti. Ne vazhdojmë betejën, do të kthehemi përsëri e shumë shpejt”, tha Kurti në një video-mesazh.
Kurti bëri dhe një rezyme të qeverisjes së tij disamujore, ku ndër arritjet më të mëdha, sipas tij, veçoi atë kur tha: “Kemi dëshmuar që mund të qeverisim pa Listën Serbe e pa u varur nga ta”. /tesheshi.com/
Mesazhi i plotë:
https://www.facebook.com/albini2017/videos/766507660555451/?t=2