Shpëtim Idrizi, kryetari i PDIU-së, ka avancuar kërkesat e tij drejt koalicionit duke kërkuar hyrjen në qeveri.
Duke dhënë qëndrimin e tij të pare për zgjedhjet e 21 qershorit, Idrizi tha se kemi fituar tre kryetarë bashkish, 60 këshilltarë dhe 60 mijë vota në rang vendi duke u pozicionuar si forcë e katërt politike.
Kreu i PDIU-së theksoi se partia që e drejton nuk është thjesht e vetëm parti e popullsisë me origjinë nga Çamëria siç e etiketojnë, por një parti kombëtare shqiptare që ofron alternativat e saj.
Sipas tij, qytetarët shqiptarë masivisht zgjodhën ta shprehin vullnetin e tyre lirisht dhe nëpërmjet vullnetit të tyre, t’i japin Shqipërisë mundësinë për të hyrë në një etapë të re historike me një qeverisje të re vendore bazuar në reformën e re territoriale. /tesheshi.com/