Ndërsa presidenti Thaçi tani parreshtur flet për korrigjim të kufirit me Serbinë, për një ide të tillë saktësisht për këmbime territoresh ka folur ish-presidenti Ibrahim Rugova 24 vjet më parë.
Ai në një intervistë për “Zërin” në vitin 1994 ishte shprehur kundër ndarjes së Kosovës, por kishte përkrahuar këmbimin e territoreve.
“Ndarje të Kosovës – JO, Këmbime territoresh – PO”, thuhej në ballinën e gazetës aso kohe.
Fotografia e gazetës është publikuar në rrjetin social Twitter nga Petrit Selimi, që dikur ishte këshilltar i Thaçit.
Intervista e Rugovës kishte ardhur pas një turne diplomatic që e kishte bërë nëpër qendrat kryesore evropiane.
Andaj shtrohet pyetja: a kopjoi Thaçi idenë e dikur “armikut” më të madh Rugovës?
Nuk është çudi pasi që nga 2006-ta kur Rugova ndërroi jetë, është pikërisht Thaçi që e vlerëson larg figurën e tij, çka nuk e bënte në vitet e pasluftës. /tesheshi.com/