Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ibrahim KALLËN: Katër aktorë në luftën siriane

by te Sheshi
14/07/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Ibrahim KALLËN: Katër aktorë në luftën siriane

Ndërkohë që po lufton kundër ISIS-it me mbështetjen ajrore amerikane, PYD-ja po e përdor ISIS-in gjithashtu si pretekst për të krijuar një situatë de facto në terren dhe për të ndryshuar

Teksa lufta në Siri vazhdon të ziejë në vitin e pestë të saj,  katër aktorët kryesorë që kanë spikatur janë, regjimi i presidentit sirian Beshar Esad, opozita e moderuar siriane, Shteti Islam i Irakut dhe Shamit (ISIS), dhe Partia e Unionit Demokratik (PYD). Ndërsa këto katër entitete i japin trajtë luftës siriane, ato korrespondojnë në të njëjtën kohë me katër lloje forcash politike dhe ushtarake që përcaktojnë realitetet gjeopolitike në Levant e më gjerë, në Lindjen e Mesme. Regjimi i Esadit ka humbur shumë prej fuqisë së tij ushtarake dhe aftësisë sunduese, ndonëse vijon të përdorë armët vdekjeprurëse që ka, përfshirë armët kimike dhe bombat fuçi. Çfarë e mban akoma në këmbë regjimin është mbështetja financiare dhe ushtarake nga Rusia, nga Irani dhe Hezbullahu. Në këtë kuptim, aktorët e vërtetë këtu janë Irani dhe Rusia. Ndërsa Rusia kërkon të fitojë pikë strategjike karshi aleancës perëndimore, Irani kërkon ta zgjerojë sferën e ndikimit të vet përmes agjentëve të tij shiitë.

Si Irani dhe Hezbullahu thuhet të kenë regjistruar shumë humbje, që shkojnë në qindra. Por një komponent kyç i politikës së Iranit në Levant është mbajtja e regjimit të Esadit, e nga këtej buron dhe mbështetja e kushtueshme dhe e pavend për të. Regjimi në Damask mund të bjerë apo mund të mos bjerë shpejt, por e sigurt është se nuk do të rrëzohet për sa kohë që bashkësia ndërkombëtare mbetet e ndarë mbi Sirinë e pas Esadit e mbi rrugët që të çojnë gjer atje. Opozita e moderuar siriane, e përfaqësuar para së gjithash nga Këshilli Kombëtar Sirian (SNC) dhe Ushtria e Lirë Siriane (FSA), është e ndarë në një sërë grupesh, si në frontin politik dhe ushtarak. Më e pakta dy duzina grupesh po luftojnë tani nën flamurin e FSA-së, dhe po aq nën Frontin Islamik. Hera-herës ato luftojnë kundër njëri-tjetrit, por ISIS-i i vë në shenjë thuajse të gjithë. Bashkësia ndërkombëtare ka dështuar në premtimin e saj gjatë tre viteve të fundit për t’i mbështetur SNC-në dhe FSA-në. Regjimi i Esadit e shfrytëzoi këtë në të mirën e vet dhe e dobësoi opozitën e moderuar. Ca prej këtyre forcave të moderuara iu bashkuan ISIS-it jo për shkak të afrisë ideologjike, por për arsye të avantazheve taktike dhe ushtarake. SNC-ja dhe FSA-ja kanë nevojë njëherësh për përkrahje serioze nëse synohet që Siria të kalojë në një rend demokratik dhe pluralist e të zhduket rreziku i ISIS-it.

ISIS-i, i përqendruar në Mosul, në Irak, dhe në Rakka, në Siri, është tashmë një forcë e madhe terroriste në luftën siriane, me një fuqi tërheqëse ushtarake dhe ideologjike që e kapërcen Levantin. Ai është një instrument i dobishëm për çdo aktor që kërkon t’i përligjë politikat e veta në rajon. Barbarizmin e vet e ka dëshmuar pa pushim, duke vrasë si muslimanë dhe jomuslimanë. Në të vërtetë, ISIS-i ka vrarë më tepër muslimanë se të tjerë, e ka shkatërruar më shumë qytete islame se kudo tjetër. Ai nuk ka legjitimitet në shumicën dërrmuese të muslimanëve anekënd botës. Por është e qartë se ISIS-i nuk ka për t’u degraduar dhe shkatërruar vetëm nga sulmet ajrore. Nevojitet një strategji më e gjithmbarshme, e ajo duhet të ketë pjesë të saj programe ushtarake të bashkërenduara në Irak dhe në Siri, si dhe të përfshijë zona të sigurta dhe zona jofluturimi. Përndryshe, regjimi i Esadit do ta lërë ISIS-in t’i dobësojë dhe t’i shkatërrojë forcat e moderuara kundër regjimit. Nëse ISIS-i nuk ndalet në Siri dhe Irak, ai ka për t’u përhapur në pjesën tjetër të Lindjes së Mesme dhe në Afrikën e Veriut. Një numër grupesh ekstremiste në Egjipt, Libi, Nigeri, Tunizi dhe gjetkë kanë deklaruar tanimë besnikërinë ndaj ISIS-it. Kjo tendencë e rrezikshme duhet ndaluar. Por kjo duhet të fillojë në Irak dhe në Siri. Së fundi, kemi PYD-në, grupin kurd sirian të shtrirë përgjatë kufirit turko-sirian. PYD-ja u shfaq së pari vitin e shkuar në Kobani, e së fundi në Tel Abjad. Turqia ndihmoi në Kobani FSA-në dhe forcat peshmerge të Qeverisë Rajonale të Kurdistanit, në veri të Irakut, që të hyjnë në qytet për të luftuar kundër ISIS-it, dhe strehoi rreth 200.000 banorë të Kobanit. Ajo u hapi dyert rreth 25.000 sirianëve nga Tel Abjadi, të cilët morën arratinë prej luftimeve.

Lidhja e PYD-së me PKK-në, organizatën terroriste të nxjerrë jashtë ligjit në Turqi, dhe lidhjet e errëta me regjimin e Esadit kanë ngritur dyshime mbi pozicionin e saj në Siri në përgjithësi, e në luftën siriane në veçanti. Grupet e PKK-së nuk e fshehin lidhjen e tyre me PYD-në, si dega e tyre siriane. Kjo është një çështje sigurie për Turqinë. Në një kohë që procesi i pajtimit me PKK-në kërkon që ajo të çarmatoset, PKK-ja nuk ka vepruar kështu, dhe po e shfrytëzon tani luftën në Siri për të hequr plotësisht dorë nga çarmatimi. Turqia qartësisht nuk do ta pranojë këtë, ndërsa procesi i pajtimit kërkon çarmatimin e plotë dhe pa kushte të PKK-së, që është një pikë të cilën shumica e komentatorëve liberalë e anashkalojnë vazhdimisht kur shkruajnë mbi Turqinë dhe procesin e pajtimit kurd. PYD-ja nuk u është bashkuar në luftën në Siri grupeve të opozitës së moderuar siriane kundër regjimit të Esadit. Ndërkohë që po lufton kundër ISIS-it, PYD-ja po e përdor ISIS-in gjithashtu si pretekst për të krijuar një situatë de facto në terren dhe për të ndryshuar demografinë e rajoneve përgjatë kufirit turko-sirian. Siç thoshte një raport i Grupit Ndërkombëtar të Krizës, PYD-ka ka lidhje të errëta me regjimin e Esadit dhe nuk e fsheh bashkëpunimin me regjimin gjakatar dhe kriminal kur i shkon për shtat interesave të veta. Në el-Haseke, ku PYD-ja ka kontrollin, regjimi i Esadit paguan rrogat e nëpunësve. Ngjan sikur regjimi ia ka dhënë ato zona PYD-së, ndërsa kërkon të shkatërrojë FSA-në në Halep, Hama, Hums, e në pjesën  tjetër të vendit. PYD-ja duhet të çlirohet qartazi nga këto lidhje të diskutueshme. Këto aktorë, bashkë me mbështetësit e tyre dhe forca të tjera më të vogla, po i japin formë tani luftës siriane. Mënyra si bashkësia ndërkombëtare dhe aktorët rajonalë sillen me çdonjë prej tyre ka për t’i dhënë trajtë gjithashtu hartës gjeopolitike të Sirisë dhe të rajonit të saj.

Përktheu: Bujar M. Hoxha – tesheshi.com                                

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
E ruante prej kohësh, fermeri nga Kamenica i tregon vendin ujkut

E ruante prej kohësh, fermeri nga Kamenica i tregon vendin ujkut

Zgjedhje në komunitetin mysliman, ja formulari që duhet të plotësojë çdo besimtar

Zgjedhje në komunitetin mysliman, ja formulari që duhet të plotësojë çdo besimtar

Zyrtare: Interi bëhet edhe me një shqiptar, Rei Manaj

Zyrtare: Interi bëhet edhe me një shqiptar, Rei Manaj

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

19/05/2025
Një “rrëmujë” në IA me shkak Holokaustin

Një “rrëmujë” në IA me shkak Holokaustin

19/05/2025
Aviacioni turk: një dënim “për padurim”

Aviacioni turk: një dënim “për padurim”

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni