Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, tha se ai ngriti një padi kundër ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, pasi ky i fundit, siç tha, “përdori termin vulgar dhe ofendues siptar”.
Sipas Mustafës, kështu institucionalizohet gjuha e urrejtjes kundër shqiptarëve në përgjithësi dhe përhapja e fobisë ndaj shqiptarëve në Serbi.
Mustafa tha se në një shtet demokratik, çdo ministër që mund të fyejë një minoritetet në publik duhej që më së paku të shkarkohejnga detyra.
“Siç ishte rasti në Gjermani në vitin 1939. Por Serbia nuk është Gjermania më 1939, dhe Vulin nuk është Ëilhelm Caytel”, tha Mustafa.
Ai shtoi se gjuha e Vulinit “nuk është vetëm një produkt i sistemit aktual në Serbi, por një nxitje institucionale për një diskurs ksenofobik në rritje ndaj pakicave”.
Padinë do ta shqyrtojë Gjykata e Lartë serbe në Beograd. /tesheshi.com/