Djali i Osama Bin Ladenit raportohet se ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara çertifikatën e vdekjes së babait të tij.
Konsulli i përgjithshëm, Glen Keiser, i ka shkruar Abdullah Bin Ladenit më 2011, duke i thënë se nuk mund t’i sigurojë atij çertifikatën e vdekjes.
Keiser ka thënë se kjo çertifikatë nuk është lëshuar kurrë.
“Kjo përkon me praktikën e rregullt për individët e vrarë gjatë operacioneve ushtarake”, ka thënë ai.
WikiLeaks ka thënë se do të publikojë mbi 500,000 dokumente të Ministrisë së Jashtme saudite. /tesheshi.com/