Një person i akuzuar për spiunim në favor të Emirateve të Bashkuara Arabe është vetëflijuar në një burg në periferi të Stambollit.
Spiuni, indetiteti i të cilit nuk dihet, ishtë njëri nga dy të arrestuarit pak ditë më parë në Stamboll. Që të dy akuzoheshin për spiunazh politik, ushtarak dhe ndërkombëtar.
Personi në fjalë u gjet i varur në burgun Silivri në rrethin e Stambollit, ndërsa nuk bëhen të ditura detaje të tjera.
Autoritetet turke kanë deklaruar se dy të arrestuarit mund të ishin të përfshirë në eliminimin e gazetarit Jamal Khashoggi vitin e kaluar. /tesheshi.com/