Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Humbur për 400 vjet: publikohet romani “i mallkuar” nga epoka konkuistadore e Spanjës

by te Sheshi
13/02/2018
in Kryesore, Kulturë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Humbur për 400 vjet: publikohet romani “i mallkuar” nga epoka konkuistadore e Spanjës
20
SHARES

Punonjësit që u morën me dorëshkrimin e epokës së Artë, “Historia e Jetimit”, ndërruan jetë njëri pas tjetrit,  e kjo solli zërat se romani ishte “i mallkuar”.

Katërqind vjet pasi u shkrua, humbi dhe me gjasa “u mallkua”, publikohet për herë të parë romani i epokës së Artë që përmbledh shkëlqimin, aventurat dhe dhunën e zenitit imperialist të Spanjës.

“Historia del Huérfano”, apo “Historia e Jetimit” përshkruan jetën e një 14-vjeçari spanjoll që largohet nga Granada dhe drejtohet për në Amerikë për të kërkuar fatin. Heroi i romanit bën “rikoshetë” rreth e qark perandorisë spanjolle, që nga festat e shoqërisë së lartë në Lima e deri tek minierat plot squfur në Potosi, duke qenë dëshmitar edhe i sulmit të sër Francis Drake mbi Porton Rikon dhe grabitjes së Kadizit. 

Pas arratisjesh romantike dhe një mbytjes së çuditshme të anijes, përballjes me piratët, misionari-ushtar më në fund arrin të përqafojë qetësinë e jetës në manastir në kryeqytetinn e Perusë.

“Ka shumë udhëtime, por romani pasqyron sesi ishin rrethet e klerikëve në Peru nga një sy i brendshëm, dhe shkëmbimet e njerëzve dhe mallrave midis Europës dhe Amerikës”, thotë Belinda Palacios, akademike peruviane e cila shpenzoi dy vjet duke sjellë në jetë dorëshkrimin.

Historia është shkruar midis viteve 1608 dhe 1615 nga Martín de León y Cárdenas, një frat augustin spanjoll lindur në afërsi të Malagës në vitin 1584 dhe që sikundër heroi i tij, kishte udhëtuar në Lima.

Libri duhej të botohej në vitin 1621 nën emrin e artit Andrés de León, por nuk arriti kurrë të printohej- ndoshta për shkak se autori i tij kishte frikë se mund t’i sillte vetes probleme ndërsa ndiqet karrierën kishtare që do ta bënte një ditë arkipeshkv e më pas president dhe drejtues të përgjithshëm të nënmbretit të Sicilisë.

Një akademik spanjoll e rizbuloi dorëshkrimin në arkivat e shoqërisë hispanike të Amerikës, në vitin 1965. Përpjekjet e mëparshme për të publikuar “Historinë e Jetimit” shkuan kot, duke u dhënë jehonë zërave se diçka ndjellakeqe “jetonte” midis 328 faqeve të dorëshkrimit.

“Kur nisa të punoja me të, shumë njerëz më thanë se libri ishte i mallkuar dhe se njerëzit që nisnin të merreshin me të, vdisnin”, thotë Palacios.

“Qesha me ta, por në të njëjtën kohë, fillimisht, ishte pak shqetësuese. Kjo zgjati disi pasi njerëzit që kishin punuar me dorëshkrimin, kishin vdekur – një prej një sëmundjeje të çuditshme, një tjetër në një aksident me makinë dhe një tjetër nga diçka e ndryshme”.

Palacios  shpreson se mallkimi ka rënë pas publikimit nga fondacioni José Antonio de Castro që punon për ruajtjen e trashëgimisë letrare të Spanjës.

Ajo thotë se libri është një përzierje fantazie, autobiografie dhe dokumentesh historikë – Martín de León përdor një letër nga një prej gjeneralëve që luftuan me Drake në Porto Riko – e ofron një portret të pasur e plot detaje të botës së kohës së autorit.

“Po ashtu, libri na jep një vështrim plot nuanca të historisë së pushtimeve. Njerëzit tashmë kanë përvetësuar klishenë e spanjollëve të ligë që vinin dhe vrisnin e plaçkisnin indigjenët, por kur lexon këtë roman, sheh se njerëzit i tërhiqte e i nxiste edhe shpirti i aventurës.  Nuk ishte thjesht ‘le të shkojmë, vrasim indianët dhe i grabisim’. Ishte më shumë si një biznes i madh, në të cilin luanin rol edhe aventura dhe zbulimet”.

Përtej përshkrimeve të poetëve të Limës, festave dhe betejave me dema, teksti po ashtu jep të dhëna për tregun e skllevërve që furnizonte festimet dhe vetë perandorinë.

Në një vizitë në minierat e mërkurit në Huancavelica, Jetimi sheh 800 punëtorë indigjenë të kërrusur në një vend të nxehtë, të lagësht e të ndotur që ishin “shpella të rreziqeve të mëdha dhe errësirës”. Miniera përshkruhet si “skenë nga ferri apo nga katakombet mitike të ciklopit Vullkan”.

Martín de León i njeh realitetet e tmerrshme të minierave dhe ankohet për korrupsionin dhe kaosin në Potosí, por ai është në pjesën më të madhe njeri i kohës së vet. Në ndryshim me pararendësin e tij domenikan, Bartolomé de las Casas, ai nuk shprehet aspak në mbrojtje të të drejtave të banorëve vendas. 

“Ai e pohon se njerëzit vendas po keqtrajtohen dhe po shfrytëzohen dhe se jeta është mjaft e vështirë për ta”, thotë Palacios said. “Por, ajo që kritikon Martín de León nuk është fakti se indigjenët shfrytëzohen që të bardhët të mos bëjnë punën e tyre, që është qasja moderne. Ai kritikon faktin që popullsitë indigjene shfrytëzohen deri në pikën e shfarosjes së tyre”.

Trajtimi i popujve indigjenë ishte për të, një veprim dritë-shkurtër i vetë-sabotimit spanjoll.

“Kam ndjesinë se ai thotë që sistemi duhet ndryshuar për shkak se ne po shfarosim popullsitë lokale dhe se nuk do të ketë punëtorë të gatshëm në terma afatgjatë”, thotë Palacios. “Po, ka një kritikë këtu, por ne nuk duhet ta shohim atë si një tjetër Bartolomé de Las Casas, që lufton për të mbrojtur indianët. Nuk është ky konteksti”.

Ajo që gjeti ajo, sidoqoftë, ishin vëzhgime të tilla që ende të bëjnë të buzëqeshësh shekuj pasi u tha boja e shkrimit e Martín de León. Ajo u argëtua nga toni hokatar i autorit për italianët që flasin me duar, ndërsa një pjesë që të ngjall kuriozitet janë ankesat e autorit për korrupsionin gjyqësor në Peru.

Palacios thotë se libri e ka kthyer pas në kohë. “Eshtë një dritare në të kaluarën, përmes së cilës mund të kapësh moment drithëruese”, thotë ajo.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza
Lindja e Mesme

Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

20/05/2025
Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji
Kryesore

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025
Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”
Bota & Rajoni

Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

20/05/2025
Next Post
Trump bën gati sanksionet për aleatët e SHBA që e konkurojnë në tregti

Trump bën gati sanksionet për aleatët e SHBA që e konkurojnë në tregti

Mjaltë dhe banane kundër kollës dhe bronkitit

Mjaltë dhe banane kundër kollës dhe bronkitit

Partia e Mandelës shkarkon Presidentin e Afrikës së Jugut

Partia e Mandelës shkarkon Presidentin e Afrikës së Jugut

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

20/05/2025
Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025
Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

20/05/2025
Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

20/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni