Kreu demokrat Basha ka shmangur me stil dhënien e përbetimit politik për dorëheqje nga drejtimi i partisë, nëse do humbasë zgjedhjet më 25 qershor.
I bindur që do i fitojë ato, Basha la të kuptohej se humbja nuk do ishte për të fundi i raportit drejtues me PD-në.
I ftuar në “Opinion”, ai deklaroi:
“Nuk ka nëse, ne do fitojmë, por cilido qoftë rezultati, me 22 korrik ka zgjedhje për kreun e PD-së”, e përkthyer shumë thjesht kjo deklaratë si refuzim i dhënies së dorëheqjes në rast humbjeje. Në fakt, të gjithë treguesit e deritanishëm e nxjerrin PD-në parti humbëse më 25 qershor. Por kjo nuk e ka penguar Bashën që të shfaqë një optimizëm përtej racionales duke thënë se PD-ja do marrë mbi 70 deputetë.
Një të tillë shifre as PS nuk guxon ta pretendojë, edhe pse nuk e diskuton për asnjë moment të qënit fituese e zgjedhjeve të 25 qershorit. Gjithë beteja e saj është për kapjen e 71-shit, një shifër e vështirë për t’u arritur. /tesheshi.com/