Gjermanët janë kombi më i kënaqur në BE. Përqindja e shtetasve gjermanë të cilët janë të kënaqur me drejtimin me të cilin po lëviz vendi i tyre është më i madh sesa i vendeve tjera.
Hulumtimet nga Fondacioni Bertelsmann tregojnë se 59 përqind e gjermanëve besojnë se vendi i tyre po shkon në drejtimin e duhur.
Rreth 77 përqind e të anketuarve theksojnë se gjendja e tyre personale ekonomike është përmirësuar ose ka mbetur e njëjtë gjatë dy viteve të fundit, dhe 80 përqind e kanë përshkruar veten si votues të qendrës politike.
Nga ana tjetër, më të pakënaqurit rezultojnë italianët. Vetëm 13 përqind e të anketuarve besojnë në drejtimin në të cilin po shkon vendi i tyre.
Në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar, janë 36, respektivisht 31 për qind të kënaqur, ndërkaq në të 28 vendet e BE-së, janë gjithashtu të kënaqur 36 për qind, thonë portalet analitike.
Në mesin e shteteve më të mëdha evropiane, Franca është politikisht më e popullarizuara: 51 për qind e të anketuarve janë të pozicionuar në qendër, 24 për qind i takojnë krahut të majtë apo ekstremistë të majtë, ndërsa 25 për qind e përshkroi veten si krah të djathtë apo ekstremistë të djathtë. /tesheshi.com/