Konsumi i moderuar i qepës dhe hudhrës mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë, mëlçisë, kancerit ovarian, të prostatës, gjirit, veshkave dhe lukthit.
Studimet kanë treguar se sasia e rritur e qepës dhe hudhrës e reduktojnë rrezikun e shfaqjes së kancerit të zorrës së trashë me 56% dhe rrezikun nga kanceri i gjirit me 25%.
Qepën konsumojeni të papërpunuar, sepse me përpunim termik bie vlera e tyre ushqyese. Priteni atë dhe lëreni të qëndrojë për 15 deri 20 minuta. Në qoftë se nuk mund ta duroni shijen e hidhur të qepëve, ziejeni atë në një temperaturë mesatare për rreth 5 minuta.
Rezultatet e një studimi të madh të shkencëtarëve amerikanë treguan se një kokërr hudhër në ditë është e mjaftueshme që rreziku i kancerit të zorrës së trashë të bie me 32%.
Kontrolli i rezultateve të një numri të madh studimesh ka treguar se 4 deri në 5 thelpinj hudhër në javë janë të mjaftueshme që rrezikun e kancerit të zorrës së trashë ta reduktoni me 31%.
Në ditë hani gjysmë filxhani qepë të copëtuara dhe 4-5 thelpinj hudhër në javë. Kjo do ta zvogëlojë rrezikun prej kancereve të ndryshme./tesheshi.com/