Hoxha i njohur i Mitrovicës Fatmir Latifi, njeriu që ka trashëguar frymën dhe fushatën e pajtimit të gjaqeve të të ndjerit Anton Çeta, mundësoi pajtimin e radhës në Kosovë.
“Gjendemi në Hajvali. Me emrin e Allahut dhe ndihmën e Allahut, së bashku me shokët e mi, mulla Qemajlin dhe mulla Xhelën, imamin e Xhamisë së Hajvalisë, në krahun tim të djathtë Naim Topalli nga fshati Baincë e Drenasit, dhe mulla Nexhat Tërnavën, kemi arritur me ndihmën e Allahut t’i pajtojmë dy familje të hasmëruar.
U fal gjaku i babës dhe i djalit për hatër të Allahut. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk do të japim adresa dhe emra, por i lutemi Allahut që t’i shpërblejë dhe të vdekurit e t’i rahatojë në xhenet”, tha hoxha i njohur. /tesheshi.com/