Policia e Hong Kongut ka gjuajtur plumba gome dhe gaz lotsjellës demonstruesit të cilët hodhën shishe plastike në drejtim të kordonit policor.
Dhjetëra mijëra protestues janë mbledhur paqësisht jashtë legjislaturës së qytetit të sunduar nga kinezët, para se të nisnin trazirat. Ato u shënuan së pari nga disa demonstrues që i sulmuan policët me çadra.
Policia i paralajmëroi ata duke u thënë se “do të përdorin edhe forcën”.
Tani për tani ambulancat po shihen drejt zonës së protestës, ndërsa paniku po përhapet përmes turmës. Shumë njerëz po përpiqen të ikin nga gazi lotsjellës. Disa dyqane po i mbajnë mbyllur dyert ndërsa një nga ndërtesat më të larta të Hong Kongut, IFC, gjithashtu është mbyllur. /tesheshi.com/