Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Historiku: Ortodoksët iu bashkuan qytetit të Korçës 400 vite pas themelimit

by te Sheshi
09/10/2015
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 4 mins read
A A
Historiku: Ortodoksët iu bashkuan qytetit të Korçës 400 vite pas themelimit
6
SHARES

Nga Vepror Hasani

Korça e themeluar nga Iljaz bej Mirahori u banua prej myslimanëve, ndërsa fshati Peskëpi prej ortodoksëve. Korça dhe Peskëpia ishin dy vendbanime të ndryshme. U desh të kalonin 400 vjet nga dita e themelimit të qytetit (1486) që edhe ortodoksët të bëheshin pjesë e qytetit.

Sipas regjistrit të Korçës dhe Përmetit, 1431-1432, Korça figuronte kështjellë e banuar me 26 shtëpi. Pranë saj ndodhej fshati Mborje me 90 shtëpi, nën zotërimin e Subashit të Korçës dhe Peskëpia, si timar i Kadiut të Korçës me 71 shtëpi.

1

Më 1486, themeluesi i qytetit, Mirahori, vuri gurin e parë për ndërtimin e qytetit. Gjithçka filloi me ngritjen e xhamisë (1486-1496), me ndërtimin e shkollës për vajza e djem, (e para dhe e vetmja shkollë në Shqipëri në këtë kohë), me ngritjen e Imaretit: menca, furra buke, dyqane, madje dhe me ndërtimin e hanit të parë. Sipas Mytevelinjve, ndërtimi i objekteve të mësipërme përfundoi në vitin 1505. Që nga këtu Korça mori rrjedhën e vet për të qenë një qytet me emër të madh.

Këtu do të bëjmë një sqarim të vogël: Korça, kështjellë e banuar me 26 shtëpi ndodhej te kodrat e qytetit, ndërsa Mirahori e zbriti atë më poshtë, aty ku ndhet sot, në krah të majtë të lumit të Moravës. Peskëpia shtrihej në anën tjetër të tij, (kur lumi ekzistonte).

Popullsia vijonte të rritej. Sipas regjistrimit të vitit 1568-69, kalaja e Korçës ka 33 kryefamiljarë, Mborja rreth 135 shtëpi dhe Peskëpia 75 shtëpi. Pra, vijojmë të shohim tri vendbanime të ndryshme dhe kështu do të mbeten për disa shekuj me radhë.

Në udhëtimet e viteve 1667-1672, udhëtari i mirënjohur turk Evelia Çelebiu e përmend Korçën si qytet, që do të thotë se Korça kishte përparuar dukshëm

Më 1827 u bë Kajmekanllëk (nënprefekturë), më 1870, Mytesarifllëk (prefekturë), pati në varësi të saj prefekturën e Kosturit, të Bilishtit dhe të Kolonjës, ndërsa më 1879 u bë Bashki.

Sipas “burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë”,v III, Tiranë, 1962, dok, 197, zejet e rrobaqepsisë, këpucarisë dhe farkëtarisë, voskopojarët i mësuan nga mjeshtrit e Korçës. Konsulli austriak i Janinës. Han e shihte Korçën “në lulëzim e sipër”, “konkurente të rrezikshme të Janiës”, kurse Karmici si “depo natyrale të Selanikut dhe Stambollit”.

KASABAJA

Që nga shek. XIX qyteti kishte mjekë dhe barnatore që nga viti 1892. Sipas udhëtarit francez August Dozon, më 1874 Korça po përgatitej për ngritjen e një spitali dhe një tipografie për përkthimin e autorëve klasikë. Vini re! Kishte filluar të mendohej për librin.

Megjithatë, Korça që ndodhej në të majtë të lumit dhe Peskëpia më të djathtë të tij vazhdonin jetën si dy vendbanime të ndryshme, të pavarura nga njëra-tjetra.

Ndodhte kështu sepse komuniteti ortodoks i Peskëpisë drejtohej nga Dhimogjerondia (Këshilli i Pleqëve) dhe myslimanët e Korçës nga një organizim tjetër i ngjashëm me atë të ortodoksëve, ku klerikët e secilës palë dëshironin t’i mbanin komunitete e tyre larg njëri-tjetrit.

Që fshati Peskëpi do t’i bashkohej Korçës shumë më vonë pranohet edhe nga studuesi Pirro Thomo. Te libri i tij, “Korça, urbanistika dhe arkitektura”, fq.30, shkruan: “Dora-dorës, me stabilizimin e pushtetit qendror dhe me zhvillimin e përgjithshëm të qyteteve shqiptare, edhe Korça do të ketë pasur një rritje të qëndrueshme dhe do të ketë përfshirë në përmbajtjen e saj edhe fshatin Peshkëpi, i cili në dokumentet e mëvonshme nuk përmendet më”. Pra, Thomo mendon se Peskëpia mund të jetë bërë pjesë e Korçës aty nga vitet 1800. Mirëpo faktet flasin ndryshe: Peskëpia përmendet nga mytevelinjtë me emrin e saj edhe në një dokument të vitit 1831.

Veç sa më sipër, gazetat e kohës sjellin dhe një fakt tjetër: “Deri në vitin 1860, në xhadenë e “Shën Gjergjit” ishte një përrua i thellë, që atje kullonin ujërat dhe si zbriste afër kazinos merrte më të mengjër e derdhej në lumë. Që nga shtëpia e Cales dhe gjer në “Shën Gjergj” ishin bostane. “Gjeni-mëhalla” që quhet (në atë kohë, 1860) ishin ara, sikurse dhe “barç-mëhalla” ishin ara. “Shën Gjergji” ishte një kishë e vogël fort dhe në hapësirë, sikurse janë kishrat (kishat) e katundeve. Ku qëndron kazinoja sot, (sot, kuptojmë vitin 1917), ishte poçaranë dhe më tej s’kishte as farë magazine. Pazari dhe tregtia bëheshin në Çarshi të vjetër që quhej mëhalla nga peshku e rrotull”. 

(Gazeta “Adriatiku”, 9 shkurt 1917). Kjo do të thotë se  deri në këtë kohë, poshtë bulevardit “Republika”, ose aty ku ngrihej kasha e Shën Gjergjit, vendi ishte djerr, ara dhe bostane.

Përpjekjet për përfshirjen e Peskëpisë ose Varoshit duhet të kënë ardhur vetiu, pas krijimit të lagjeve të reja të Varoshit, por këto përpjeke mbetën të parealizura, pasi në dhjetor të vitit 1912 në Korçë hynë grekët dhe thelluan edhe një herë ndarjen mes myslimanëve dhe ortodoksëve. Me krijimin e Qeverisë së Krahinës Autonome me 7 anëtarë myslimanë dhe 7 ortodoksë shënohet përpjekja reale për njësimin e dy vendbanimeve.

Pra, që nga viti 1486 kur u hodhën themelet e qytetit të Korçës, deri në vitin 1916 kishin kaluar më shumë se 430 vjet. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Kadaresë i ikën sërish ‘Nobeli’ nga duart, ja kush është bjellorusja që e fitoi për 2015-ën në letërsi

Kadaresë i ikën sërish 'Nobeli' nga duart, ja kush është bjellorusja që e fitoi për 2015-ën në letërsi

Izraeli rivendos ndalimin: meshkujt muslimanë nën 50 vjeç nuk do të lihen ta kryejnë faljen e së premtes në xhaminë el-Aksa

Izraeli rivendos ndalimin: meshkujt muslimanë nën 50 vjeç nuk do të lihen ta kryejnë faljen e së premtes në xhaminë el-Aksa

Foto surprizuese të 15 liderëve botërorë kur ata ishin të rinj

Foto surprizuese të 15 liderëve botërorë kur ata ishin të rinj

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni