Sukseset janë duke ndjekur edhe më tej Kombëtaren Shqiptare të Futbollit. Tre pikët e marra ndaj Serbisë në tavolinë nga KAS, si dhe fitoja 1-0 ndaj Francës, i rendisin kuqezinjtë 14 vende më lart, pra në të 22-in, duke lënë pas Francën, Danimarkën, SHBA-në, Rusinë dhe Suedinë, pa harruar fqinjët tanë Serbinë dhe Greqinë.
Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të gëzojë një rekord historik, i cili pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme.
Sipas përllogaritjeve, Shqipëria do të pozicionohet e 22-ta në renditjen e UEFA-s. /tesheshi.com/