Filmi koreanojugor “Parasite”, fitoi një Oscar historik, duke qenë për herë të parë i tillë joanglishtfolës
Ndërsa Joaquin Phoenix u vlerësua si Aktori më i Mirë dhe Renee Zellweger si Aktorja më e Mirë.
Sa i përket “Parasite”, në zemër të filmit janë pabarazitë midis shtresave të pasura dhe të varfëra të shoqërisë koreane përmes dy familjeve të lidhura..
“Parasite” fitoi gjithsej katër çmime – për Fotografinë më të Mirë, Filmin më të mirë Ndërkombëtar, Skenarin e Regjisurën.
“Nuk e prisja të fitoja,” theksoi regjisori Bong Joon Ho. “Më mirë do të marr një sharrë elektrike për ta prerë këtë Oscar që ta ndaja me ju”, ju drejtua ai audiencës në sallë, e cila u ngrit dhe e përshëndeti me duartrokitje.
Ndërsa roli në “Joker” solli Oscar-in e parë tek Joaquin Phoenix.
Falë çmimit, Phoenix theksoi se aktrimi i ka dhënë atij një jetë të jashtëzakonshme.
Rennee Zellweger fitoi Oscar-in për rolin e saj në filmin “Judy”. /tesheshi.com/