Nëntoka gjatë gërmimeve për projektin “Vela” tek Torra në Durrës, po befason çdo ditë e më tepër më atë që nxjerr çdo ditë nga barku i saj.
Pas një topi osman, aty u gjet dhe një gjyle topi. Por e gjitha ajo çka ka dalë në dritë, tregon për një kompleks të vyer osman.
Sepse bëhet fjalë për një ndërtesë osmane ka qenë një objekt “Hyqymeti”(ndërtesë qeveritare), e që besohet se në fund të shek. XIX ka funksionuar si “gjymryk” (ndërtesë e doganës). Gjithashtu, në rrethinat e zonës ku u zbulua topi dhe një gjyle, gërmimet kanë nxjerrë në pah trakte të mureve të Perandorit Anastas Durrsakut (she. V e.s.), si dhe shtesa muresh bizantine të periudhës së Dinastisë së Komnenëve (shek XI e.s.).
Ndërkohë, topi i madh është ekzemplar tipik i markës britanike Armstrong-Frederic, prodhim i fundit të shek. XVIII fillimi i shek. XIX, i njëjtë me njërin nga topat e vendosura para hotel “Vollga-s” te monumenti i Mujo Ulqinakut. Këto topa bënin pjesë në parkun e artilerisë së fortesës së Durrësit në prag të kryengritjeve kundra Reformës së Tanzimatit në Shqipëri. /tesheshi.com/