Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Historia e rrallë e 91-vjeçares Fatime Muça: Kam 83 vjet që agjëroj, isha 8 vjeç kur e nisa

by te Sheshi
17/07/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Historia e rrallë e 91-vjeçares Fatime Muça: Kam 83 vjet që agjëroj, isha 8 vjeç kur e nisa

Nga Entela Canaj

Fatime Muça, apo Ija siç i thërrasin shkurt fëmijët dhe nipërit e saj, po feston sot Fitër Bajramin. 91 vjeç, ajo sapo ka përfunduar orë më parë ritin e 83 të agjërimit në jetën e saj, duke dëshuruar fort që Zoti t`i japë jetë për të agjëruar dhe vitet e tjera.

Ija është ndër të rrallat besimtare myslimane që të mahnit me vullnetin e saj të hekurt dhe besnikërinë ndaj fesë islame. Sot është 91 vjeç, dhe ka nisur të agjërojë qysh kur ishte 8 vjeçe. Kanë kaluar dekada që nga ajo kohë, me shumë se 80 vjet  dhe ajo kurrë nuk ka lënë qoftë edhe një vit pa agjëruar.“Kam rritur 8 kalamaj, Zoti më ka dhënë shëndet e jetë të gjatë. Ma ka bërë Zoti mbarë agjërimin, as ujë e asgjë nuk dua, nuk kam ndjerë asnjë shqetësim, çel syfyrin, ha iftarin dhe dal rri në hije. Që kur kam qenë unë e vogël ne e gjithë familja agjëronim, e këtë traditë e kam vazhduar që 8 vjeçe e deri sot që jam 91,” thotë nënë Fatimja.

Agjërimi në komunizëm

Madje edhe atëherë kur ishte e re dhe regjimi komunist e ndalonte rreptësisht Ramazanin dhe praktikimin e çdo lloj riti fetar, nënë Fatimja në atë kohë një vazjë e re, jetime, agjëronte fshehurazi së bashku me kunatat dhe shoqet e saj që punonin në kooperativë.  “Tinëz, fshehurazi agjëronim në kohën e komunizmit, se kishte spiuna plot. Por kishte edhe njerëz të mirë, ne punonim në kooperativë atëherë dhe disa nga kryetarët  që e dinin për agjërimin na mbronin, na jepnim më pak punë, në linin të shlodheshim, por të tjerët ankoheshin për ne. Kishin një kryetar që na përkrahte dhe na mbronte gjithmonë, na thoshte qysh më përpara; do ju bërtas në sy të të tjerëve por nuk do ju ndaloj të agjëroni,” tregon Ija.

Sakrificat kur Ramazani ndalohej

Kujton më tej se si spiunët e asaj kohe mundoheshin ti zbulonin dhe të raportonin te eprorët , e dashakeqësia e tyre shkonte deri atje sa persona të partisë provokonin duke iu ofruar ushqim e ëmbëlsira grave, ndërsa burrave cigare të dredhura. Por pavarësisht kësaj asnjë nuk lëkundej, sakrifica dhe besimi në Zot ishte shumë më i madh, se joshja e ushqimeve të tyre. “Ne e dinimin që ata kishin dyshimet e tyre për ne, dhe nuk pranonim të prishnim agjërimin duke ngrënë llokumet që na ofronin apo ujin në mes të vapës. Edhe për të mos u kuptuar që agjëronim merrnim gjithë muajin, çdo ditë bukë me vete, por nuk e hanim, e kthenim prapë në shtëpi. Ajo kohë ishte vështirë për të mbajtur agjërim, por unë kam bërë mjaft sakrifica dhe kurrë nuk jam ndalur. Besimi në Zot më ka bërë më të fortë dhe më ka ndihmuar të përballoj jetën e vetme pasi kam qenë jetime, dy prindërit më kanë vdekur në luftë, kanë qenë partizanë, e unë më e madhja e shumë fëmijëve kam rritur vëllezërit e motrat më të vogla,” tregon nënë Fatimja për atë kohë.

Festa e Bajramit

Edhe Festën e Bajramit e festonin në atë kohë, ashtu fshehurazi sikurse me agjërimin, gatuanin ushqime të mira në shtëpi, ëmbëlsira, ku dominonte bakllavaja dhe revania, por edhe fëmijët e vegjël i porositnin që të mos tregonin jashtë nëpër fshat që kishin festuar Bajramin. Tradita në familjen Muça është ruajtur po aq e freskët sa atëherë. Sot gatimet i kanë kaluar nuses së djalit të nënë Fatimes, e cila edhe pse bektashije, me dëshirën e saj e ka përshtatur besimin dhe agjëron si gjithë familja. “Ne e festojmë sipas zakonit të vjetër Fitër Bajramin. Shkojnë burrat në xhami falin Bajramin, edhe ne gratë i presim në shtëpi, tavolina është e mbushur plot me gjëra ta mira, edhe përshëndesim dhe urojmë njëri-tjetrin edhe fillojmë qerasim. Pastaj nisim vizitat nëpër shtëpitë e të afërmve dhe komshinjve, ku urojmë gëzuar dhe mbarësi. Edhe pastaj vjen dreka ku janë ato gatimet tradicionale bakllavaja, sheqeprare, mish qingji etj”, thotë nusja e Zyhdiut.

Martesa

E pyesim dhe për martesën, rininë e saj dhe bashkoshortin, që sot nuk jeton më.  Thotë se pavarësisht vështirësive, ka kaluar një jetë të lumtur e të paqme, e se të gjitha këto është e bindur se i kanë ardhur nga besimi i madh që ka në Zot. “Jam martuar e re, të keqen nëna, 16 vjeçe kam qenë. Burri më bleu për 100 napolona. Kështu ishte koha atëherë, burri e blinte nusen me para. Nusja merrej me kalë e me duvak të kuq në kokë që të mos ta shihnin njerëzia rrugës, ndërsa sot kanë ndryshuar kohët, ka makina, dasma bëhet ndryshe. Shyqyr që erdhi kjo kohë moj bijë se ne kemi vuajtur shumë”, thotë nënë Fatimja.

Gjyshe dhe stërgjyshe

Fatime Muca

Nënë Fatimja sot jeton me djemtë e saj në një shtëpi private në afërsi të Kombinatit, Vaqarr. Në Tiranë ka lindur dhe po këtu është martuar. Djali Zyhdiu na tregon se nëna ka pasur dhe ka shumë autoritet në familje edhe sot e kësaj dite, fjala e saj dëgjohet dhe ka peshë. “Nëna ka 30 nipër e mbesa ajo jeton sa tek nëri djalë te tjetri, duke qenë se janë të gjithë në Tiranë dhe ka mundësi ti vizitojë shpesh fëmijët. Nëna është ‘ministre pa portofol’,” tregon me humor Zyhdiu. Ndërsa nusja thotë për vjehrrën se është një njeri i veçantë, e urtë, dhe e palodhur. “Edhe sot e kësaj dite nëna nuk rri dot brenda në shtëpi, pa lëvizur. Del në bahçe, merret me bimët, lulet dhe ka ca pula që meret me to, nuk do të rri kot, nuk është mësuar kështu. Ajo ngrihet herët, para të gjithëve ne, dhe del jashtë në bahçe,”tregon nusja.

Sot ditët e vështira kanë kaluar, nënë Ija kalon një pleqëri të mbarë e rrethuar nga nipër e stërnipër, që as vetë nuk e di sa shumë kanë shkuar në numër.

I kanë thënë se janë 30-të por asaj i duken më shumë. Të gjithë e duan dhe vijnë shpesh ta takojnë, e çdo përqafim e buzëqeshje  tyre, nënë Fatimes i shton vite jetë. “Do të jetojë,’ thotë ajo, “deri sa të martojë edhe më të vegjlit e familjes, me besimin në Zot, do të jetoj…” /tesheshi.com/

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore
Sociale & Shoqëri

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Next Post
Tre javë të mbyllura, të hënën hapen bankat në Greqi, por me kufizime

Tre javë të mbyllura, të hënën hapen bankat në Greqi, por me kufizime

Klosi uron Fitër Bajramin: Për herë të parë nuk flasim për Xhaminë e Madhe, do të mbajmë premtimin

Klosi uron Fitër Bajramin: Për herë të parë nuk flasim për Xhaminë e Madhe, do të mbajmë premtimin

Basha uron ‘thatë’: Shëndet, mbarësi e mirësi

Basha uron ‘thatë’: Shëndet, mbarësi e mirësi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni