Emri i tij është Pete Mckenzie dhe mbi 50 vite ecën në këmbë, zbathur, nëpër rrugët e Birmingamit në Britaninë e Madhe. Nofka e tij nuk është rastësisht “Pete the Feet”.
Ai ka deklaruar se i urren këpucët dhe gjithçka tjetër që mund të vinte në këmbë. Edhe gjatë martesës së ai është prezantuar këmbëzbathur në kishë. Pete ka zgjedhur të ecë me këmbët e paleshura, rreth moshës 20 vjeçare, pavarësisht kundërshtimeve të së ëmës.
Të bëje një gjë të tillë në vitet ’60-të ishte diçka shumë më normale dhe e pranueshme se në ditët tona, megjithatë, të gjithë njerëzit janë mësuar ta shikojnë Pete duke ecur zbathur.
I ftohti në këmbë nuk është më një problem për burrin, duke qenë se ecën pa këpucë edhe mbi dëborë.
Shumë njerëz e konsiderojnë si një lloj ylli, por nuk mungojnë as ata që e diskriminojnë për këtë zgjedhje. Disa lokale nuk e lejojnë që të hyjë, duke qenë se pretendojnë se me këmbët e zbathura, ai sjell papastërti në ambientin rrethues, sikur këpucët të ishin më të pastra se këmbët e njeriut! /tesheshi.com/