Forcat e Armatosura Turke bëhen i fundit institucion në vendin euroaziatik që heqin ndalimin e shamisë së kokës për personelin e gjinisë femërore.
Sipas rregullores së re të uniformës së Ministrisë së Mbrojtjes, lejohen ushtaraket femra të forcave tokësore, detare dhe ajrore, të mbajnë shami koke nën kapelet apo beretat e tyre.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency. Rregullorja e re hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Ky është vendimi më i fundit që u mundëson femrave turke me shami të mos ndjehen të penguara e të bëhen pjesë e institucioneve shtetërore.
Jo shumë kohë më parë, një vajzë me shami koke fitoi të drejtën për t’u regjistruar në Akademinë e Forcave Ajrore Turke. Ajo pretendon të bëhet pilotja e parë me shami koke e forcave ajrore turke. /tesheshi.com/