Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

    Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Të gjitha zgjedhjet e tranzicionit shqiptar: ironike se kur ka ndodhur përmbysje manipulative rezultati…

by te Sheshi
22/02/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Të gjitha zgjedhjet e tranzicionit shqiptar: ironike se kur ka ndodhur përmbysje manipulative rezultati…

Ndër qindra arsye për të protestuar ndaj qeverisjes Rama, tejet zhgënjyese në disa drejtime, opozita ka zgjedhur atë për garantimin e zgjedhjeve të lira. Dhe sipas saj kjo duhet të ndodhë me largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike. Argument se zgjedhjet mund të grabiten, sillen prania e krimit në politikë dhe përhapja e kanabisit. Në një qasje sempliste duket një argument i qepur, por përvoja e deritanishme nuk tregon se zgjedhjet janë ndikuar nga krimi apo droga, në fakt gjithëherë të pranishme në jetën shqiptare, edhe politike, të këtyre 25 viteve. Ato vërtet kanë qenë me probleme, por në finale nuk e kanë cenuar vullnetin zgjedhësit deri në përmbysje totale rezultati – dhe këtu nis ironia e madhe – veç një rasti, atë të Tiranës në Lokalet e 2011-ës, ku pasi Rama doli në avantazh me 10 vota karshi rivalit të tij demokrat, Basha, më pas gjithçka u ndryshua në KQZ-në e drejtuar nga Arben Ristani, sot nr.2 i PD-së pas Bashës – ironia vazhdon pra – ku më pas me ndihmën e dyshes Tomë-Sashenkë, të cilët e mbyllën ankimimin e PS-së me argument procedurial, Basha u shpall fitues.

Teza e zgjedhjeve që gjithsesi mund të manipulohen por kursesi të grabiten me përmbysje rezultati, po mbrohet fort dhe nga Henri Çili këto ditë. Dhe gjasat janë që ai të ketë të drejtë. Mjafton një rezyme për këtë.

Pasi PD erdhi në pushtet në mars të vitit 1992, me një votë krejtësisht plebishitare, pak muaj më vonë do kishte zgjedhje lokale. Efekti i ca reformave të ndërmarra nga qeverisja e parë e demokratëve, bëri që PD t’i humbë ato. Fjala manipulim nuk njihej. Po ashtu dhe dy vjet më vonë, kur PD humbi referendumin për Kushtetutën. Por në vitin 1996, në zgjedhjet e përgjithshme, aty ku realisht mund t’i rrezikohej humbja e pushtetit, kjo parti u detyruar ta bëj pis procesin zgjedhor, e konfirmuar kjo dhe nga ndërkombëtarët. Por a ka ndryshuar kjo rezultatin? Aspak! PD realisht i fitoi ato zgjedhje, ndërsa me anë të manipulimeve thjesht e sheqerosi deri në qesharakësi rezultatin, me kandidatë a familje kandidatësh që as vetes së tyre nuk ia kishin dhënë votën(!). PD e kishte të sigurt fitoren në atë moment politik, pasi format piramidale po e bënin bukur shumë punën e vet në popull. Para e madhe sheshit, s’ke ç’i thua. Kjo do konfirmohej pak muaj më vonë, në zgjedhjet lokale, ku PD arrin sërish një fitore, kësaj radhe pa manipulime dhe krejtësisht  bindëse.

Dhe vjen 97-ta që ia le radhën zgjedhjeve të parakohshme të qershorit të atij vitit. Koalicioni i majtë humb zgjedhjet. PD nuk ofron të dhëna konkrete për manipulime, por mjaftohet t’i kompromentojë ato duke i cilësuar si “zgjedhje nën tytën e kallashit”. Ishte më tepër një njollosje politike, pasi as që bëhej fjalë që e majta do i fitonte edhe pa kallash. Gjithçka ishte vendosur në terrenin e gjërave.

Pas tre vitesh vijnë Lokalet, aty ku dhe u shfaq për herë të parë Rama si kandidat për Tiranën. Në zërin makro zgjedhjet u fituan me një avntazh të lehtë nga PS, ndërsa në zërin mikro Rama iu morri demokratëve kryeqytetin me një rezultat të padiskutueshëm.

Vijnë zgjedhjet e 2001-shit. Janë ato që më së shumti e kanë kompromentuar të majtën. Edhe pse nuk u diskutua fitorja e saj, fakti që shumë mandate u vendosën nga Kushtetuesja nën drejtimin e Fehmi Abdiut, i bën pis ato, aq sa për t’u përfshirë gjithsesi tek zgjedhjet me probleme.

Lokalet 2003. Sërish Tirana në qendër të vëmendjes. Rama fiton ndaj Ngjelës, ndërsa ky i fundit pretendonte për manipulime të mëdha. Në KQZ turmat e demokratëve protestuan për disa ditë. Pas kaq vitesh, Ngjela pretendon se i ka fituar. Por konteksti politik i kohës nuk të lë të mendosh kështu. Rama kishte shumë avantazhe politike për të qenë ai fitues.

Zgjedhjet e Përgjithshme të vitit 2005. Pushteti i Nanos mbahej si kampion korrupsioni, por opozita nuk iu tut për asnjë çast ndonjë vjedhjeje të mundshme a manipulimi. Shkoi dhe i fitoi zgjedhjet, politikisht e numerikisht falë largimit të Metës me të tijtë nga PS-ja. Gjithçka më pas rrodhi e qetë, pa asnjë pretendim për manipulime, por thjesht parregullsi, si çdo herë, pa e cenuar aspak rezultatin final.

Lokalet e 2007-ës. Rama ishte futur tashmë me dy këmbët në politikë, pas marrjes së drejtimit të PD-së. Kërcënon me bojkot zgjedhjesh për disa kërkesa të natyrës “garanci për të lira e të ndershme” nën frikën e gogolit Berisha, imponon shtyerjen e tyre dhe më pas i fiton. Ja pra që Berisha nuk ia vodhi dot.

U vjen radha zgjedhjeve të vitit 2009. Me rezultat tejet të ngushtë fiton PD, e që më pas e siguroi mandatin e qeverisjes dhe për katër vjet falë 5 mandateve të ofruara bujarisht nga LSI për inat të Ramës, por dhe nga përmallimi për pak pushtet – ose ndryshe për të bërë “noji lek”. Rama nis të sokëllijë për manipulime, duke tentuar të ofrojë të gjitha provat e mundshme. Nuk mjaftohet me retorikë, por ndërton dhe më pas zbërthën një skemë grafike me plot të dhëna shifrore mbi manipulimin e pretenduar. Më pas artikulon kërkesën më të çuditshme: Hap kutitë të dalë e vërteta, por qeverisja të vazhdojë. Në gjykimin e saj, transparenca mbi atë çfarë kishte ndodhur do ishte vetëm në funksion të përmisimit të mëtejshëm të proceseve zgjedhore dhe jo marrjes së pushtetit në tavolinë. Kjo çoi drejt krijimit të një kauze që u finalizua me grevën e famshme të urisë para Kryeminmistrië. Greva u ndërpre, por kutitë nuk u hapën kurrë. Rama thjesht kishte fuqizuar veten politikisht brenda PS-së, si dhe ishte faktorizuar ndërkombëtarisht.

Dy vjet më vona, pa u trembur fare nga pushteti i madh dhe i tmerrshëm i Berishës, PS shkon në zgjedhje lokale dhe i fiton ato në mënyrë spektakolare. Por gjithçka do qelbej më pas me Tiranë, aty ku u gatua jo thjesht ndonjë manipulim i rëndomtë por u përmbys tërësisht një rezultat i tërë ku humbësi doli fitues dhe e kundërta.

Ndërsa 2013-ta, e më pas Lokalet e 2015-ës,  pothuajse ishin vendosur që me 1 prill, ditën kur PS u ribashkua nga aleanca Rama-Meta. PD humb zgjedhjet në shifra dramatike, pa asnjë pretendim për manipulime. Do kalonin disa javë kur ngjashëm si në vitin 97-të, e djathta do niste të artikulonte tezën e zgjedhjeve të blera. Nuk ofroi kurrë prova, por e bazoi gjithçka mbi perceptimin. Ngjashëm po veprohet edhe sot. Me fenomenin “kanabis” dhe “krim në politikë”, ka ndërtuar një perceptim mbi të cilin ka formuar një kauzë. Mund të duket e sukseshme nga ana politike, por dhe e rrezikshme; pasi e mban gjallë precedentin që dhe kur të jetë nesër në pushtet, opozita përkatëse të sillet po njëlloj me të. Dhe kjo është rënia e sistemit. /tesheshi.com/

Related Posts

A do ta marrë Francesca Albanese çmimin Nobel?
Individualitet

A do ta marrë Francesca Albanese çmimin Nobel?

12/07/2025
Trump i kthen shpinën Putinit: sa do të zgjasë?
Politikë

Trump i kthen shpinën Putinit: sa do të zgjasë?

12/07/2025
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët
Kryesore

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Next Post
Receta për sallatë më spinaq dhe mollë

Receta për sallatë më spinaq dhe mollë

Berisha reagon ndaj Fleckenstein: ja kush është Sorosi

Berisha reagon ndaj Fleckenstein: ja kush është Sorosi

Kadri Veseli, zyrtari i parë në rajon që fotografohet me Trump-in; “dridhet” Serbia

Kadri Veseli, zyrtari i parë në rajon që fotografohet me Trump-in; “dridhet” Serbia

TË FUNDIT

  • Të fundit
Çadra e shezlong: çmimet tronditëse në plazhet italiane

Çadra e shezlong: çmimet tronditëse në plazhet italiane

12/07/2025
Sa i paguan Mark Zuckerberg inxhinierët për të punuar në Meta?

Sa i paguan Mark Zuckerberg inxhinierët për të punuar në Meta?

12/07/2025
Hetimi i rrëzimit të Air India: ç’u tha nga pilotët pak para katastrofës?

Hetimi i rrëzimit të Air India: ç’u tha nga pilotët pak para katastrofës?

12/07/2025
Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

12/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni