Sipas disa mediave demokratja, ish-Sekretarja e Shtetit dhe ish-zonja e Parë e SHBA, Hillary Clinton pritet të shpallë kandidaturën e saj të dytë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 këtë fundjavë.
”Njoftimi do të bëhet fillimisht në rrjetet sociale dhe me video të dielën”, njoftoi ”New York Daily News”.
E përditshmja ”The Guardian” beson se ajo do të dërgojë një mesazh në rrjetin social Twitter, duke cituar një burim të rrethit të afërt të Clinton.
Hillary Clinton do të shkojë menjëherë në shtetin kyç të Ioëas, në veri të vendit që është dhe shteti i parë që voton në sezonin paraprak që do të nisë në fillim të vitit 2016.
Në këtë mënyrë, Clinton do të jetë e para kandidate e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe pritet të jetë favoritja kryesore e partisë së saj.