Skuadrat elitare të kampionatit shqiptar të futbollit do t’i provojnë njëra-tjetrës, që në javët e para, se me cfarë “brumi” duan t’a nisin këtë sezon.
Shorti i hedhur të martën, i ka vënë përballë pretendentët, që në fillim.
Kështu që në javën e dytë, Partizani do të presë Kukësin në Tiranë, një javë më vonë, “demat” do të përplasin brirët” në Korçë, ndërsa pas një jave, janë korçarët që ngjiten për në Kukës.
E në një kohë që “të mëdhenjtë” luftojnë me njëri-tjetrin, këto javë do të dëshmojnë se cila skuadër do të përfitojë, për të marrë sa më tepër pikë, gjatë kësaj kohe.
Flamurtari “në letër” ka shtuar ambicjet, por edhe Luftëtari e Vllaznia, janë skuadra “që të hapin punë”.
Sezoni 2017-2018 do të nisë me marsh të lartë, e faza e “koaludimit” të ekipeve të bën të nxitosh, sepse 9 shtatori, kur Superliga starton, nuk është shumë i largët./tesheshi.com/