Tashmë është zyrtare, Sergio Ramos ka vazhduar kontratën e tij me klubin mbretëror, Real Madrid. Futbollisti që këtë sezonë do ta bartë shiritin e kapitenit i ka dhënë fund telenovelës se në cilën skuadër do luajë edicionin e rradhës.
Heroi i “La Decimas”. Njeriu që në minutën 92:48 i ka dhënë lavdinë e përjetshme klubit mbretëror tashmë ka vazhduar kontratën deri në vitin 2020. Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Real Madridit deri sa ka paralajmëruar një prezantim në Bernabeu me ç’rast futbollisti dhe presidenti Perez do nënshkruajnë kontratën e përjetësisë si madrilienë.
/tesheshi.com/