Një shtëpi me çati të kuqe dhe mure jeshile dhe të bardha, e vendosur pikërisht pranë oqeanit në pjesën perëndimore të ishullit Maui në ishujt Hawaii, mrekullisht arriti t’i mbijetojë zjarrit që së fundmi shkatërroi ishullin dhe vrau të paktën 111 njerëz në qytetin e Lahainës.
Në video shihet se nga zjarri janë shkatërruar të gjitha shtëpitë përreth. Përveç kësaj, edhe një pjesë e kopshtit të saj mbeti relativisht e paprekur.
Një video e bërë nga Departamenti i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore të shtetit amerikan të Hawaii-t tregon se dhe disa shtëpi të tjera nuk janë dëmtuar nga zjarri, pas së cilës 1300 persona janë ende në kërkim.
Julie Griffin tha se ajo dhe burri i saj i ndjerë, Donald Salady, dikur jetonin në atë shtëpi. Griffin tha se nuk e di se si shtëpia ku jetonte i mbijetoi zjarrit. “Shtëpia në 271 Front Street është e mahnitshme. Është e mahnitshme për mua që mbijetoi sepse ishte ndërtuar prej druri,” tha Griffin.
Pattie Tamura, një amerikane 67-vjeçare, familja e së cilës zotëron një nga shtëpitë e tjera që nuk u shkatërruan nga zjarri, tha se shtëpia e saj mbijetoi sepse kishte mure të trasha betoni jo të djegshme.
Gjyshi im ndërtoi një shtëpi nga çimento për t’u mbrojtur nga insektet dhe kalbjet që mund të sulmojnë drurin. Jam i sigurt se shtëpia është e paprekur për shkak të njohurive dhe aftësive të tij”, tha Tamura. /tesheshi.com/