Hasan Halili, kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Kukësit thotë në një intervistë për emisionin “Shih programin” të Enkel Demit në TVSH se nuk është personazhi i kësaj fushate, por të tillë e ka bërë Blushi me Flamur Nokën, për të cilët flet dhe jep përcaktimet e tij, natyrisht duke iu kundërpërgjigjur siç thotë ai si një “kuksian”…
A e kishe menduar që do të ktheheshe në personazhin kryesor të fushatës zgjedhjeve?
Ky është mendimi juaj, pasi unë besoj se jam thjeshtë Hasan Halili që përpiqem t’i shërbej komunitetit tëe kukësit. Deklaratat e kujdo që tenton të më bëjë faktor, janë problemi i tij. Nuk ka bërë gjë të keqe sidoqoftë, por bindja ime është që nuk jam personazh i fushatës, por jam njëri nga kandidatët.
Dakort jam, por nqs pyesim në Kukës a i njohin kanidatët e Sarandës, nuk i njohin, ndërsa po i pyete ato kush kandidon në Kukës të përgjigjen. Pra në një farë mënyre është një publicitet falas.
Jo, për këtë duhet falendëruar.
Si do ta përcaktoni ju deri më tani fushatën e zhvilluar në Kukës?
Fushatë shumë e qetë. Qytetarët nuk kanë dëshirë të dëgjojnë acarime. është në të drejtë të kujdo të mendojë, gjykojë dhe veprojë. Fushata deri më tani ka regjistruar incidente të vogla, por kalimtare.
Ke një percaktim për kundërshtarin politik, për Bashkim Shehun?
Nuk e njoh në aspektin profesional, në aspektin e drejtimit. Di që jeton në Tiranë. Pas shkollës se mesme di që ka ikur në kryeqytet. Thonë që është ushtarak, që ka punuar në Policinë e Shtetit, kurse unë jam ekonomist me profesion dhe nuk kam patur mundësi ta njoh. Si menaxher nuk e njoh, se nuk ka dhënë ndonjë kontribut. Pra, thjeshtë e njoh si emër.
E njeh si emër, por nuk ke përshtypje të keqe?
Unë nuk kam përshtypje të keqe për asnjë kuksian.
Tani që bashkia është zgjeruar, çfarë ndryshon?
Tani Kukësi ka 63 mijë banorë, janë dhe14 njësi shtesë me banorë, Kukësi është trefishuar. Unë garoj për herë të parë për 2/3 e votuesve, vetëm për 1/3 garoj për herë të tretë. Në aspektin e shtrirjes mund të them se ëdo njësi administrative ka specifikat e saj, diku bujqësia, diku turizmi, diku burimet natyrore që janë resurs i pashtershëm që duhet shfrytëzuar, çështje të përbashkëta janë ato sociale e kulturore si shëndetësia, arsmi, kultura dhe sporti. Kemi hartuar një platforme elektorale, një platformë makro dhe mikro, si dhe një platformë për cdo njësi administrative.
A është e vërtetë qëe ju jeni prishur me PD për çështjen e Ujësjellesit?
Unë jam “divorcuar” nga PD-ja për shumë arsye, por arsye thelbësore është kontrata që unë kam me qytetarët e Kukësit. Edhe sot që unë flas me ju, unë përfaqësoj forcat politike, kandidoj për një forcë politike, por pas datës 21 qershor unë kam kontratë vetëm më kuksianët. Kur qytetarët më votëbesojnë, unë e kam të shenjtë besimin e tyre. Prioriteti im, në bashkëpunim me qeverinë është që ne të bëjmë realitet ëdo gjë që kemi premtuar. Nisur nga kjo PD më kërkoi që unë të shkel interesat e qytetarve të Kukësit, një ndër problemet kryesore ishte dhe Ujësjellësi. Më është kërkuar që unë të bëhem pjesë e keqe e këtij projekti duke shkelur interesat e qytetaëve të Kukësit. Më është kërkuar me ngulm, por unë kurrë nuk do të bëhem pjesë e keqe e këtij projekti. Unë nuk marr në dorëzim project nëzsse kukesi nuk ka unë
Kur do të ketë ujë Kukësi?
Brenda një vitit, me kembënguljen time dhe të qeverisë, çdo lloj kompanie që do të marrë përsipër këtë project brenda vitit të parë do të bëjë të mundur që Kukësi të këtë ujë. Janë 180 milion leke të reja të alokuar nga qeveria për përfundimin e këtij projekti tashmë të rishikuar.
Nëse ju fitoni zgjedhjet, unë pas një vitit do t’ju pyes përsëri për këtë Ujësjellës…
Me 21 qershor 2016 në qoftë se Kukësi nuk ka ujë, unë do të kem qëndrime personale ndaj ëdokujt që do të bëhet pengesë për realizimin e këtij projekti
Ka një problem shumë të madh social prej 25 vitesh, ai i të përmbyturve nga liqeni i Fierzes. Ka një zgjidhje për ta?
Unë jam i gatshëm për bashkëpunim. Unë jam pjesë e këtij komunitetit. Në takimin e parë që kam patur me kreun e LSI -se z.Meta, e kemi diskutuar, e kemi rënë dakort që kjo ëështje të hapet dhe të rishikohet për ëdo lloj rasti dhe ëdo lloj fshati, si të jetë më e mira e mundshme. Pra, nuk mund të ketë më që dikush të marrë një kredi të zbutur ose një tokë dhe dikush jo. Me inisiativën e z. Meta shumë shpejt do të ngrihet një grup pune për këtë çështje.
Hasan, ditët e fundit kemi parë përleshje të policisë me disa qytetarëve që ankoheshin se nuk paguanin dot enërgjinë, nuk dua të merrrem me ngjarjen, por këta njerëz që nuk janë pak, cila është zgjidhja që iu jepni?
Unë do të jem ndjekje të këtij problemi. Shpresoj që Kukësi të trajtohet ndryshe, për shumë arsye, por edhe për faktin që është përmbytur nje pjesë e tokës së kësaj zone. Shpresoj të gjej mirëkuptimin e z. Meta dhe z. Rama dhe të rishikohet specifikisht Kukësi, minimalisht te hiqen kamatvonesat dhe biles dhe detyrimet e prapambetura te shikohet si mund te behet, sepse ne bashkine e Kukesit 40 perqind e banorëvetrajtohen me ndihme ekonomike, prandaj kërkoj mirëkuptimin për ta trajtuar këtë ëështje. Jam kundër dhunës, por nga ana tjetër mbështes çdo lloj nisme qytetare.
Kam patur para disa javesh amabasadorin austriak, që e kam pyetur specifikisht për banorët e Kukësit dhe ata të Shishtavecit, a vazhdon kjo valë? Si i bëhet hallit që këta njerëz tëmos nisen?
Unë kam një koncept ndryshe nga ajo e ditëve të eksodit. Unë nuk jam dakort që të përfitohet nga rrjetet e ndryshme kriminale. Shumë qytetarë të Kukësit kanë ikur në Gjermani dhe në vende të ndryshme të Europës. Por nga largimi i tyre kanë përfituar vetëm rrjetet kriminale, ashtu si dhe në Kosovë. Mund t’ju jap disa raste. 2-3 punonjës të bashkisë së Kukësit që merrrnin rreth 80 mijë lekë të reja kanë ikur. Pra nuk kanë qenë familje që nuk kanë patur mundësi ekonomike për të jetuar. Pra ka patur një deformim të asaj çfarë ka ndodhur dhe përse ka ndodhur. Ne duhet tu afrojmë patjetër punë qytetarëve, duhet të kemi politika punësimi, dhe përveç këtyre politikave duhet të kemi dhe politika fiskale dhe doganore ndryshe nga zonat e tjera. Ne duhet patjeter tu ofrojmë mundësi të re punësimi, fiskale dhe doganore. Fakti që në Kukës prodhohet shumë patate dhe nuk shitet asnjë, do te thotë se nuk ka patur në vite një trajtim cilësor të kësaj ëështje. Falë Ministrisë së Bujqësisë dhe ambasadorit tonë në Kosovë, sivjet po aplikohet një politikë e ndryshme nga ajo e viteve të tjera, ku banorëve nga po iu dërgohet fara falas dhe po iu lidhen kontrata të paktën për 10 hektarë. Kjo është një nismë e mirë dhe shpresoj që të rritet interesi i banorëve.
Ti po më duket se jo vetëm po i rekomandon qevërisë diçka, por edhe sikur jeni duke punuar për një reformë ekstra, veç për Kukësin.
Unë do të dëshiroja që Kukësi të shpallet zonë e lirë. Por kjo është vetëm dëshirë dhe premtim deri tani. Shpresoj që shpejt të shpallet zonë e lirë.
Ju jeni bankier apo jo? A ka gjasa që një bankier të japë çeqe dhe para në dorë, ashtu siç denoncon Flamur Noka?
Unë fjalët e Flamurit nuk i dëgjoj dhe i anashkaloj për faktin se Flamuri është pak emocional dhe është një person që nuk i ka thënë kush “puna e mbarë” deri më sot në asnjë lloj pune. Ka filluar me emrin Flamur duke ngritur flamuj duke ngritur flamuj të PD dhe tani vijon të mbajë një flamur që e dijnë të gjithë shqiptarët.
Flamurin e PD-se mban në fakt, nuk mban tjeter.
Mban edhe të tjere e di ai. Ai është një djalë i mirë dhe asgjë më tepër.
Basha, LSI e ka cilësuar si strehë e maskarenjve, Po kërmill e keni quajtur ju atë apo ai ju se këtë e lexova nëpër gazeta?
Luli nuk me quan dot kërmill se më njeh mirë. Unë e kam quajtur atë kërmill. Ndërsa unë nisur nga fakti që e njoh mirë, e kam cilësuar si kërmill, sepse ai i ngjitet dhe diçkaje që nuk i shkon pa patur fare problem. Ai po i ngjitet diçka që nuk i shkon karakterit të tij, vazhdon pa ndaluar, ai edhe kur bërtet ka buzeqeshje në fytyre, pra nuk tregon realitetin kurrë.
Po për Ben Blushin çfarë mendoni?
Beni është një person që nuk merret me asnjë tjetër veç me publicitet. Ai më ka bërë mjaft publicitet dhe në këtë rast. Ai ëndërron dhe nuk punon, kurse unë punoj dhe nuk ëndërroj.
Të kam dëgjuar edhe herë tjetër ta thuash këtë, dmth që ia ke lexuar librat.
Jo, jo nuk kam kohë për të humbur. Unë lexoj libra të autorëve që janë për tu lexuar. Se Beni ka dhe një pendë shumë të hollë që ndoshta nuk e kuptoj mirë unë.
Diçka të fundit për të thënë për zgjedhjet në Kukës? Uroj të fitojë më i miri mes jush.
Kemi firmosur nje kontratë me Metën, në Kukës do të ketë 500 vende të reja pune dhe një nder gjërat që do të ndikojë do të jetë hapja e aeroportit të Kukësit, megjithëse Flamur Noka nuk do të dojë që ta hapim. Por mund të punësohet dhe ai se më kanë thënë se flet gjuhë të huaja. Do të hapet një fabrikë fasone dhe në sektorin minerar do të kemi të reja dhe mundësi të reja punësimi.
Po z. Meta është kryetar i Parlamentit, jo i ekzekutivit Halil…
Kemi një marrëveshje të karakterit politik që në 21 qershor kthehen në karakter administrative. Këto premtime kanë garancinë e z.Meta dhe angazhimin tim maksimal për t’i përmbushur.