Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

    Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

    Françesku, i shqetësuar për gjakderdhjen në tokën e shenjtë

    Françesku, i shqetësuar për gjakderdhjen në tokën e shenjtë

    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

    Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

    Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

    S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm

    S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm

    Finlandë: gazetarë të shpallur fajtorë për zbulim sekretesh shtetërore

    Finlandë: gazetarë të shpallur fajtorë për zbulim sekretesh shtetërore

    Tragjike: kur ta ha kokën peshkaqeni

    Tragjike: kur ta ha kokën peshkaqeni

    AI: Gjaku i derdhur në Jenin, dështimi i Izraelit për të larë hesapet

    AI: Gjaku i derdhur në Jenin, dështimi i Izraelit për të larë hesapet

    Johanesburgu, për herë të parë me kryebashkiak musliman

    Johanesburgu, për herë të parë me kryebashkiak musliman

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Prokuroria zbardh pjesë të akuzës: Beccheti, pastrim parash dhe evazion

Nga te Sheshi
09/06/2015
në Kronikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Gjykata, urdhër arresti për Becchettin, pronarin e “Agon Channel”: Sekuestrohen pronat

Prokuroria ka zbardhur një pjesë të akuzës ndaj pronarit të Agon Channel, italianit Francesco Beccheti.

Duke iu referuar burimeve në prokurori, Top Channel zbardh argumentët me të cilët gjykata ka vendosur masën e sigurisë për Presidentin e Agon Channel, Francesco Becchetti, dhe disa shtetas të tjerë italianë e shqiptarë, të dyshuar si të përfshirë në pastrim parash dhe evazion fiskal.

Në dokument, grupi hetimor thotë se ka arritur të provojë skemën përmes së cilës, biznesmeni italian ka kryer rreth 770 milionë lekë evazion fiskal në dëm të shtetit. Sipas tyre, në qendër të skemës qendron hidrocentrali i Kalivaçit dhe dy shoqëri të zotëruara nga Becchetti, KGE dhe Energji.

Prokurorët thonë se shoqëria Energji, e zotëruar nga Becchetti, ka blerë punime nga nënkontrakorë të tjerë. Më pas, këto punime ia ka shitur shoqërisë tjetër të Becchettit me emrin KGE, por me çmime dhe sasi të fryra në mënyrë artificiale. Sipas prokurorëve, vlera e punimeve që Energji i shiste KEG-së rritej fiktivisht deri në 23 herë, duke bërë që kompania të rrisë në mënyrë fiktive kreditimin e TVSH-së.

Vetëm në vitin 2009, thonë prokurorët, përmes kësaj skeme, kompania ka kërkuar rimbursim për 45 milionë lekë TVSH. Kjo skemë është përsëritur vit pas viti dhe prokurorët e kanë ilustruar atë me shifrat përkatëse për çdo vit, që nga viti 2007.

Paralelisht, sipas grupit hetimor, një tjetër fakt i provuar që implikon Becchetin dhe kompanitë e tij në mashtrim financiar, është ai i ndërtimit të digës së hidrocentralit. Sipas prokurorëve, kompania ka dorëzuar dokumente sikur ka ndërtuar një digë në vlerën 3.4 milionë euro. Por, është provuar se kjo digë nuk është ndërtuar kurrë.

Prokurorët kanë zbardhur vit pas viti të gjitha veprimet financiare, që sipas tyre, provojnë përfshirjen e Becchettit dhe kompanive të tij në këtë skemë mashtrimi dhe evazioni.

Paralelisht, prokuroria rendit dhe një tjetër fakt të dyshimtë, për të cilin dyshon se është zanafilla e pastrimit të parave. Sipas saj, në vitin 2009, dy kompani të Becchettit, KGE dhe Energji, kanë sajuar mes tyre një konflikt, për zgjidhjen e të cilit i janë drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit në Tiranë. Sipas prokurorëve, të dyja shoqëritë kanë dorëzuar dokumente të rreme në gjykatë, në të cilat pretendohej se shoqëria Energji kishte kryer punime për favor të shoqërisë KGE, por nuk ishte paguar.

Në bazë të këtyre dokumenteve, sipas prokurorëve, të falsifikuara, gjykata ka marrë vendim për të zgjidhur konfliktin duke detyruar shoqërinë KGE të paguajë për shoqërinë Energji, të dyja të zotëruara nga Becchetti, 48 milionë euro.Sipas grupit hetimor, këto para janë paguar për punime të rreme që nuk u kryen asnjëherë.

Gjykata e Tiranës ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për shtetasen Erjona Troplini, e akuzuar nga prokuroria si pjesë e një skeme pastrimi parash, ku janë të përfshira bizneset e italianit, Francesco Becchetti.

Troplini, e cila mban postin e administratores së kompanisë “AgonSet”, u ndalua një ditë më parë, së bashku me Pranvera Gjikën, ish-drejtore filiali e një banke të nivelit të dytë në Shqipëri. Ndaj kësaj të fundit, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Avokati mbrojtës, Theodhori Sollaku tha para mediave në fund të seancës se, “prokuroria është nxituar dhe se nuk ka asnjë provë konkrete që të provojë pastrimin e parave”.

Tags: akuzabeccheti

Të ngjashmeLajme

Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!
Amerika

Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

29/01/2023
A e dini se cili qytet goditet rregullisht nga sulmet e hakerëve nga Rusia?
Politikë

A e dini se cili qytet goditet rregullisht nga sulmet e hakerëve nga Rusia?

29/01/2023
Blinken në Egjipt, më pas në Izrael dhe Bregun Perëndimor
Diplomaci

Blinken në Egjipt, më pas në Izrael dhe Bregun Perëndimor

29/01/2023
Lajme të tjera
Reagon Rama për pronarin e Agon Channel: Sukses, bllokimi i parasë së zezë

Reagon Rama për pronarin e Agon Channel: Sukses, bllokimi i parasë së zezë

Ukrainë – Zjarr në depozitë nafte pranë Kievit, disa të vdekur

Ukrainë - Zjarr në depozitë nafte pranë Kievit, disa të vdekur

Numri dy i qeverisë turke hap portën e një koalicioni me kurdët

Numri dy i qeverisë turke hap portën e një koalicioni me kurdët

TË FUNDIT

Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

5 orë Më parë
A e dini se cili qytet goditet rregullisht nga sulmet e hakerëve nga Rusia?

A e dini se cili qytet goditet rregullisht nga sulmet e hakerëve nga Rusia?

9 orë Më parë
Blinken në Egjipt, më pas në Izrael dhe Bregun Perëndimor

Blinken në Egjipt, më pas në Izrael dhe Bregun Perëndimor

9 orë Më parë
Pamje: momenti prekës kur fëmija dëgjon zërin e nënës për herë të parë

Pamje: momenti prekës kur fëmija dëgjon zërin e nënës për herë të parë

10 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Përfundimet e Harvardit: Ja ç’është lumturi për njeriun

Përfundimet e Harvardit: Ja ç’është lumturi për njeriun

29/01/2023
Pas tankeve, ç’kërkon tjetër Zelensky nga Perëndimi?

Pas tankeve, ç’kërkon tjetër Zelensky nga Perëndimi?

29/01/2023
E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

29/01/2023
Tragjedia e një vendi: Rusia pushtoi Serbinë pa gjuajtur asnjë plumb!

Tragjedia e një vendi: Rusia pushtoi Serbinë pa gjuajtur asnjë plumb!

29/01/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

Qasja: Pse po i takon Turqisë ringjallja e botës islame

Nga Yasin Aktay: Marrëdhënia historike midis fesë dhe laicizmit

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist