Ministria e Jashtme britanike ka publikuar një hartë të re të situatës në Ukrainë.
Sipas hartës së fundit, një ndryshim i madh është i dukshëm në krahasim me situatën e mëparshme, ku pretendohet se praktikisht i gjithë veriu i Ukrainës është çliruar.
Sipas hartës së Ministrisë Britanike, luftimet në veri vazhdojnë ende në ekstremin verilindor, në lindje të qytetit të Konotop, në zonën e qytetit të Sumy-t dhe në veri të tij.
Çdo gjë tjetër, sipas britanikëve, u çlirua nga forcat ukrainase dhe praktikisht arriti në kufirin midis Ukrainës dhe Bjellorusisë. /tesheshi.com/