95 vjet më parë si në këtë kohë, diplomatët europianë u mblodhën në një fabrikë porcelani në në periferinë e Parisit, Sevrë, dhe nënshkruan një traktat për të rikrijuar Lindjen e Mesme nga hiri i perandorisë Osmane. Plani ra kaq shpejt saqë ne sa mezi e mbajmë mend sot, mirëpo traktati jetëshkurtër i Sevrës, jo më pak se pafund e diskutuara marrëveshja Sykes-Pikot, pati pasoja që mund të shihen ende edhe sot. Disa prej tyre mund të merren në konsideratë, ndërsa përvjetori i marrëveshjes së harruar kalon pa zhurmë.
Në vitin 1915, ndërsa trupat britanike përgatiteshin të marshonin në Stamboll duke kaluar përmes gadishullit të Gallipolit, qeveria në Londër kishte printuar shami të mëndafshta që festonin fundin e perandorisë Osmane. Pak e parakohshme kjo gjë, pasi beteja e Gallipolit rezultoi të ishte një nga fitoret e pakta të osmanëve gjatë luftës së parë botërore. Por vetëbesimi i britanikëve dukej i justifikuar: me trupat aleate që po pushtonin kryeqytetin osman, përfaqësuesit e fuqive fituese të luftës nënshkruan një traktat me qeverinë e mposhtur osmane që e ndante tokën e perandorisë në sfera europiane të influencës.
Sevrë ndërkombëtarizoi Stambollin dhe Bosforin, ndërkohë që i dha pjesë të territoreve në Anadoll grekëve, kurdëve, armenëve, francezëve, britanikëve dhe italianëve. Duke parë se si dhe përse plani i parë europian për ndarjen e Lindjes së Mesme dështoi, mund të kuptojmë më mirë kujfijtë aktuale të rajonit, sikundër edhe kontradiktat modern të nacionalizmit kurs dhe sfidat politike me të cilat përballet Turqia moderne.
Pa u mbushur një vit nga nënshkrimi i traktatit të Sevrës, fuqitë europiane nisën të dyshojnë se kishin kafshuar më shumë sesa mund të përtypnin. Të vendosur t’i rezistonin pushtimit të huaj, oficerë osmanë si Mustafa Kemal Ataturk riorganizuan mbetjet e ushtrisë osmane, dhe pas disa vitesh luftimesh të dëshpëruara, ata nxorrën jashtë ushtritë e huaja që kërkonin të përforconin traktatin. Rezultati ishte Turqia që ne njohim sot, kufijtë e rinj të së cilës u vendosën zyrtarisht në vitin 1923 me traktatin e Lozanës.
Sevrë është harruar gjerësisht në perëndim, por ajo ka një trashëgimi të fuqishme në Turqi, ku ka ndihmuar në nxitjen e një forme të paranojës nacionaliste që disa akademikë e quajnë “sindroma Sevrë”. Sevrë sigurisht që luajti rol të ndjshmërinë e Turqisë ndaj separatizmit kurd, sikundër edhe në besimin se genocidi armen – përdorur gjerësisht nga diplomatët perëndimorë për të justifikuar planet e tyre për Anadollin në vitin 1920 – është në çdo rast një komplot anti-turk sesa çështje e së vërteës historike.
Për me tepër, beteja themelore e Turqisë me pushtimin kolonialist la shenjën e saj në formën këmbëngulëse të nacionalizimit anti-perandorak, të drejtuar së pari kundër Britanisë, gjatë luftës së Ftohtë kundër Rusisë, dhe tani, pothuajse vazhdimisht, kundër Shteteve të Bashkuara.
Por, trashëgimia e Sevrës shtrihet shumë përtej Turqisë, e ndaj edhe traktati shihet në kontekst edhe me marrëveshjen Sykes-Picot në këtë histori të Lindjes së Mesme. Shoqërizimi na ndihmon të sfidojmë nocionin e përhapur se problemet e rajonit nisën të gjitha me hartimin e kufijve nga europianët në një hartë bosh.
Nuk ka dyshim se europianët ishin të lumtur të krijonin kufij në përputhje me interesat e tyre në çdo rast që gjenin rrugë të lirë për ta bërë këtë. Por dështimi i Sevrës, provoi se ndonjëherë ata nuk mundeshin. Kur krerët e shteteve të Europës u përpoqën të rivizatojnë hartën e Anadollit, përpjekjet e tyre u mundën me forcë. Në Lindjen e Mesme, në të kundërt, europianët ia dolën të impononin kufijtë pasi kishin fuqi ushtarake që mbizotëronte mbi gjithë njerëzit që mund ta kundërshtonin. Nëse nacionalisti sirian
Yusuf al-‘Azma, një tjetër oficer mustaqelli i ushtrisë osmane, të kishte përsëritur suksesin ushtarak të Ataturkut dhe të kishte mposhtur francezët në betejën e Maysalun, planet e europianëve për Levantin nuk do të kishin marrë rrugën që planifikoi Sevrë.
A do të kishin krijuar kufijtë e ndryshëm nga ata aktualët një Lindje të Mesme më të qëndrueshme, apo ndoshta më pak të prirur për dhunë sektariane? Jo domosdoshmërisht. Por duke parë në histori përmes lenteve të traktatit të Sevrës, duket se ekziston një pikëlidhje më e thellë e marrëdhënies shkak-efekt mes kufijve të hartuar nga europianët dhe paqëndrueshmërisë së Lindjes së Mesme: rajonet që përfunduan me kufij të caktuar nga Europa duket se ishin pikërisht ato më të dobëtat apo më të paorganizuarat që të mund t’i bënin ballë me sukses pushtimit kolonial.
Turqia nuk u bë më e pasur apo më demokratike se Siria apo Iraku, për shkak se kishte fatin e mirë të kishte kufijtë e duhur. Më shumë, faktorët që aftësuan Turqinë të sfidonte planet europiane dhe të caktonte vetë kufijtë e saj – përfshirë edhe ushtrinë e infrastrukturën e trashëguar nga osmanët – ishin disa nga të njëjtat kushte që aftësuan Turqinë të ndërtonte një shtet të fuqishëm e të centralizuar të stilit kombëtar europian.
Sigurisht, shumë nacionalistë kurdë mund të pretendojnë se kufijtë e Turqisë aktualisht janë gabim. Në të vërtetë, disa i referohen mungesës së shtetësisë kurde si një e metë fatale në kufijtë post-osmanë të rajonit. Por, kur imperalistët europianë u përpoqën të krijojnë një shtet kurd në Sevrë, shumë kurdë luftuan në prah të Ataturkut për të minuar traktatin. Kjo është një kujtesë sesi besnikëritë politike mund dhe bëjnë kapërcime të identitetit kombëtar në mënyra që do ishte mirë të kuptoheshin sot.
Shteti kurd i përshkruar në traktatin e Sevrës, në mënyrë thelbësore, do të kishte qenë nën kontrollin britanik. Ndërsa kjo gjë i tërhiqte disa nacionalistë kurdë, të tjerët menduan se kjo formë e “pavarësisë” së dominuar nga britanikët do të ishte problematike. Kështu që ata u bashkuan për të luftuar me lëvizjen kombëtare turke. Sidomos midis kurdëve besimtarë, duket se vazhdimësia e rendit osman apo turk ishte më e preferuar sesa kolonizimi i krishterë. Kurdë të tjerë, për arsye më praktike, shqetësoheshin se pasi britanikët të merrnin drejtimin, ata në mënyrë të pashmangshme do të mbështesnin armenët e shpërngulur prej pak kohe e që kërkonin rikthimin në rajon. Disa u penduan për vendimet që morrën kur u bë e qartë se shteti për të cilin kishin luftuar do të ishte në mënyrë domethënëse turk – dhe më pak fetar – sesa ata e kishin parashikuar.
Por të tjerë, në shkallë të ndryshme, zgjodhën të pranonin identitetin që u ofroi shteti i ri.
Shumë nacionalistë turq mbeten të frikësuar nga mënyra sesi shteti I tyre u shkatërrua nga Sevrë, ndërkohë që shumë nacionalistë kurdë imagjinojnë ende shtetin që mund të kishin arritur. Në të njëjtën kohë, qeveria në Turqi lartëson virtutet osmane të tolerancës dhe multikulturalizmit, lideri separatist kurd, Abdullah Ocalan, duket pasi ka lexuar në burg sociologun Benedict Anderson, pretendon se ka zbuluar se të gjitha kombet janë konstruksione sociale.
HDP-ja kurde e kaloi pjesën më të madhe të dekadës së fundit duke u përpjekur të bindë votuesit kurdë se një votë për këtë parti ishte votë për paqen – duke argumentuar se çështja ishte se cila parti do të ishte në gjendje të zgjidhte konfliktin e gjatë të Turqisë duke krijuar një shtet më të qëndrueshëm e më përfshirës. Shkurt, ashtu sikundër shumë amerikanë debatojnë ende për natyrën “artificiale” të shteteve të krijuara nga europianët në Lindjen e Mesme, Turqia po e tejkalon me hope obsesionin e vjetër gati një shekull për të provuar sesa “e vërtetë” është.
Nuk është e nevojshme të thuhet se rindezja e dhunës në Turqi kërcënon këto elementë të brishtë të konsensusit post-kombëtar. Për 95 vjet, Turqia ka vjelë përfitimet politike dhe ekonomike të fitores së saj ndaj traktatit të Sevrës. Por vazhdimësia e ndërtimit mbi këtë sukses kërkon farkëtimin e një modeli politik më fleksibël, i tillë që ndihmon t’i bëjë betejat për kufijtë dhe identitetin kombëtar, të parëndësishme.
(Përshtatur nga Foreign Policy)
Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/