Ramush Haradinaj shpërthen ndaj krerëve të opozitës. Pikërisht pas shtyerjes së protestësm në mediat kosovare është publikuar një deklaratë e kreut të AAK-së që fshikullon krerët e opozitës, kolegët dhe aleatët e tij.
“Në emër të një partneriteti opozitar i kam përkrahur, po nuk është akt që mund të vazhdoj, sepse unë para se të gjuaj me gaz, kam gjuajt antitank, kam gjuajt tanke, unë nuk jam aty me shku me u përplas, unë një herë m’ka prek rusi me dorë, e dini që jam mytë me ta. Unë s’jam si Visar Ymeri ose si ky tjetri, unë jam gjeneratë tjetër, unë kam qenë në gjeneratë me Adem Jasharin, qysh kur ka luftu ai me 5, 6, 7 mars, unë kam luftu me 27, unë nuk mundem me hy në sported e peshave të vogla, nëse është nevoja me mbrojt Kosovën në kufi, hajdeni me mua, vij, po unë s’mund të shkoj aty të zihem me policë”, tha Haradinaj për TV Dukagjinin.
“Unë nuk jam pishman që kemi gjujt me gaz lotsjellës, i falënderoj krejt ata që kanë bërë, sepse ashtu e penguam Zajednicën, ama me kërku prej meje me u zhgrry, kurrë jo”, ka shtuar kreu i AAK-së.
“Ju kam thënë secilit, çka po ju duket vetja, hajde pra po shkojmë në Veri, ata janë vëllezërit dhe motrat e mia police. Aleanca ka gjuajt me gaz por ne asnjëherë s’kemi sulmu asnjë polic”, tha Haradinaj në intervistën e dhënë vetëm pak minuta para se të shtyhej protesta e caktuar për ditën e nesërme. /tesheshi.com/