Ramush Haradinaj, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deklaroi se opozita do të kërkojë që të mbahen zgjedhjet e parakohshme në vjeshtë, por nuk bëri të ditur muajin.
Duke folur për kosovapress, Haradinaj tha se koalicioni LDK-PDK është i panatyrshëm dhe ai është ndërtuar vetëm për ta pasur dy të tretat e votave. Kreu i AAK i nxitur dhe nga përplasjet brenda koalicionit hteksoi se duhet menjëherë një zgjidhje e re politike.
“Mendoj që e vetmja matematikë pas këtij koalicioni ka qenë pikërisht kjo e 2/3 të votës për tema të ndjeshme, por nuk ka ndonjë motiv tjetër pse ekziston ky koalicion. Pra ekziston vetëm për votën e 2/3, për disa tema të ndjeshme për Kosovën. Ndërsa sa i përket qytetarëve të vendit, nuk shohin asnjë dobi nga një mënyrë e qeverisjes. Qeverisja Mustafa është më e dobët se qeverisja Thaçi, është një status-quo minus e gjendjes në vend dhe shpresoj që Kosovës do t’i jepet një mundësi që të shkojë sa më parë në zgjedhje”, theksoi Haradinaj.
/tesheshi.com/