Nesër mbërrin për një vizitë në Tiranë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Axhenda e takimeve të Haradinajt në Tiranë është publikuar nga Kryeministria. Kjo është vizita e parë zyrtare që Ramush Haradinaj zhvillon nga momenti i marrjes së detyrës së Kryeministrit të Kosovës. Pak ditë më parë, ishte zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, që vizitoi Tiranën.
Axhenda
Të mërkurën, dt. 27 shtator 2017, Kryeministri Edi Rama do të mikpresë Kryeministrin e Kosovës, Z. Ramush Haradinaj dhe delegacionin që e shoqëron.
Në orën 10.00 – Ceremonia ushtarake e mirëseardhjes. Pallati i Brigadave [me regji]
Në orën 10.05 – Takimi i dy kryeministrave dhe ai dypalësh mes delegacioneve [Planet do shpërndahen nga Kryeministria]
Në orën 11.00 – Takimi inaugural i Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, nën kryesinë e dy kryeministrave.
Në orën 11.30 – Konferencë për shtyp e dy kryeministrave /tesheshi.com/