Ish-kryeministri Haradinaj u gjend në krah të ish-kryeministrit tjetër, Sali Berisha, duke marrë pjesë në varrimin e kushëririt të këtij të fundit.
Arsyen e sqaron vetë Haradinaj në një status, duke njoftuar se i ndjeri ka qenë kontributor në luftën e Kosovës, nga kullae tij në Viçidol.
“Sot në Tiranë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Sulejman Berishës, të cilin kam pasur nderin ta njoh për së afërmi, në kohën më të vështirë për Kosovën.
Baca Sulejman, kushëri i afërt i ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë luftës së fundit në Kosovë, kullën e tij në Tropojë e kishte vënë në shërbim të plotë të UÇK-së.
Me kalimin e tij në amshim, familja humbi të dashurin e tyre kurse Kosova një prej vëllezërve që iu bë krah çlirimit të saj.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, tha Haradinaj.
Mësohet se i ndjeri ishte djali i axhës së ish-kreut demokrat. /tesheshi.com/