Kryeministri Ramush Haradinaj, bashkë me Petrit Selimin, koordinator nacional për Sfidat e Mijëvjeçarit, kanë zbuluar detaje lidhur me fondin prej 49 milionë dollarësh që i është dhënë Kosovës nga Amerika.
Me këtë rast Haradinaj theksoi se është biseduar për efektet e kësaj marrëveshje që do të ketë Kosova e që sipas tij veçanërisht për të gjitha arritjet që do t’i ketë në kursimin e energjisë dhe shtimin e efiçincës.
“Jam i bindur se me lajme të tilla do t’u konfirmojmë të rinjve tanë se mund të bëjnë jetën në Kosovë dhe jo të kërkojnë shpresë për jetë në vendet e tjera”, tha Haradinaj.
Ndërsa Petrit Selimi ka theksuar se Fondi do të fillojë në fund të vitit dhe do të bëhet themelimi i derdhjes së mjeteve të shumta në fushën e energjisë efiçiente .
“Do të ketë shumë njerëz të cilët do të na ndihmojnë. Kemi 49 milionë dollarë, grandin më të madh amerikan që nga pas lufta në fushën ekonomike në Kosovë, fondin e Sfidave të Mijëvjeçarit, pasi MSS ka dy të tilla, dhe duhet të kualifikohesh. Kosova është kualifikuar për tre shkallë, si shuma më e madhe e dhënë nga MSS. Kosova nëse arrin suksese dhe partneritet të vazhdueshëm nuk përjashtohet fare mundësia që të kualifikohet për grante të tjera investimesh. Kemi filluar me 49 milionë që është e dyta më e madhe dhe nëse vazhdohet me sundimin e ligjit dhe zhvillimet ekonomike patjetër do të vazhdohet edhe me investime të tjera”, ka thënë Selimi. /tesheshi.com/