Në një përpjekje të dukshme për të mbetur faktor i fortë politik pas humbjes së rëndë më 6 tetor, kryeministri në ikje Ramush Haradinaj, është shfaqur para monumentit të Skënderbeut në qendër të Prishtinës, për të kujtuar 17 janarin, datën e vdekjes së tij.
Me një gjuhë të mbingarkuar me veneracion patriotik, Haradinaj e cilëson Skënderbeun fillimisht si themeltar të Shqipërisë e më pas si gjeneral.
“Me 17 janar 1468, pushoi së rrahuri zemra e themeltarit të Shqipërisë, kryeprincit të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Gjenerali që sfidoi superfuqitë e kohës, është gjithmonë frymëzimi për secilin që ndjehet shqiptar. Vepra e tij gjithmonë ndezi shkëndijat e kryengritjeve për liri. Lum shqiptarët që e kishin. Lavdi e përjetshme”, shkruan Haradinaj. /tesheshi.com/