Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Haradinaj, Demarkacioni, Asocacioni…a do jetë shkurti muaji i të papriturave politike në Kosovë?

by te Sheshi
11/02/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Haradinaj, Demarkacioni, Asocacioni…a do jetë shkurti muaji i të papriturave politike në Kosovë?

Nga Blendi Gashi

Kosova të premten e ardhshme shënon 9-vjetorin e pavarësisë. Padyshim një ditë historike, e pritur me shekuj nga shumë gjenerata.

Por sivjet ashtu edhe si vitin e kaluar, dita e pavarësisë e gjen politikën kosovare të përçarë si kurrë më parë.

Ky përvjetor nuk do mbahet mend vetëm për këtë gjë. Padyshim mungesa e Ramush Haradinajt, komandantit të Dukagjinit që dha shumë për lirinë dhe pavarësinë e vendit që po mbahet “peng” në Francë me një urdhër arrest të Serbisë, do zbeh tej mase këtë festë.

Dhe pikërisht mungesa e tij mund të ngjajë që gjatë këtij muaji të ndodhin shumë të papritura në skenën politike, pasi arrestimi i tij po cilësohet kryekëput politik.

Deputeti Daut Haradinaj, së fundmi në një deklarim për media ka lë të hapur mundësinë që politika kosovare të ketë gisht në arrestimin e vëllait të tij.

“Shpresoj që në arrestimin e Ramushit të mos ketë dorë dikush nga Prishtina”, tha ai.

Andaj, pashmangshëm shtrohet pyetja: nëse shtyrja e vendimit për Haradinajn më 2 mars, a ka diç lidhje me zhvillimet politike që pritet të ndodhin këtë muaj?

Siç dihet ditë, më parë tre krerët e shtetit, presidenti Thaçi, kryeministri Mustafa dhe kryeparlamentari Veseli u takuan në Presidencë nga ku u zotuan se së shpejti do kryhen Demarkacioni dhe Asociacioni.

Dhe pushteti nuk po lë gurë pa lëvizur që këto dy marrëveshje t’i kalojë gjatë shkurtit.

Është kryeministri Mustafa që hapur ka thënë se marrëveshja për demarkimin me kufirin me Malin e Zi duhet të miratohet këtë muaj nga Kuvend, në të kundërtën sipas tij nuk do liberalizohen vizat.

Në anën tjetër, dihet farë mirë se Ramushi është politikani i parë që  ngriti zërin ndaj marrëveshjes së Demarkacionit duke paralajmëruar se Kosova me marrëveshjen në fjalë humb territor.

Por Demarkaconi nuk pritet të jetë “befasia” e vetme politike e këtij muaji.

Poashtu do tentohet që të themelohet edhe “Zajednica”, siç e quan opozita Asociaconin e komunave me shumicë serbe. Paraprakisht pritet që javën e ardhshme Lista Serbe të rikthehet në institucione pas pesë muajsh bojkoti.

Kështu kanë bërë të ditur burime të portalit tesheshi. com brenda koalicionit qeverisës.

“Partnerët e koalicionit janë duke bërë çmos që dy marrëveshjet e lartcekura t’i miratojnë gjatë këtij muaji. Ende nuk janë të sigurit nëse i kanë votat por po bisedojnë në vazhdimësi me deputetët e tyre. Siç duket po duan ta shfrytëzojnë edhe mungesën e Ramushit dhe të mundohet të bindin edhe deputetë të partisë së tij, edhe pse vështirë e kanë ta bëjnë një gjë të tillë. Ka gjasa që e kthejnë ratifikimin e Demarkacionit në Kuvend edhe nëse nuk i kanë votat me qëllimin e vetëm të fajësojnë opozitën se po i lë qytetarët pa viza”, thotë burimi.

Një gjë është e sigurt se nëse pushteti tenton me ngulm ratifikimin e marrëveshjeve në fjalë, tri partitë opozitare përmes protestave brenda e jashtë Kuvendit do të kundërshtojnë fuqishëm miratimin e tyre, për çka e kanë paralajmëruar mazhorancën.

Një temë tjetër e ndjeshme që mund të marrë rrjedhë brenda këtij muaji është edhe tentimi për të themeluar ushtrinë por që vështirë se mund të ndodhë kjo për shkak të kundërshtimeve të Listës Serbe, dhe mungesës së votave të tyre.

Duke parë të gjitha këto lëmshe politike, ky muaj ndonëse është më i shkurti i vitit, pritet të jetë më i “nxehti”, në skenën politike dhe këtë e tregon mungesa e Haradinajt dhe institimi i pushtetit për t’i kaluar marrëveshjet që për shtatë muaj fuqishëm i kundërshtoi lideri i Aleancës. /tesheshi.com/

Related Posts

Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?
Politikë

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Next Post
Policia skoceze aprovon hixhabin si uniformë zyrtare

Policia skoceze aprovon hixhabin si uniformë zyrtare

Si të skuqni ushqimet që të jenë të shëndetshme dhe jo të dëmshme

Si të skuqni ushqimet që të jenë të shëndetshme dhe jo të dëmshme

Rezultate befasuese në Bundesligë: fitore e Hamburgut ndaj Lajpcigut, humbet Dortmundi

Rezultate befasuese në Bundesligë: fitore e Hamburgut ndaj Lajpcigut, humbet Dortmundi

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni