Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Prag ndëshkimi për Gruevskin, Specialja maqedonase kërkon sekuestrimin e selisë së VRMO-së: u bë me para të paligjshme

by te Sheshi
23/05/2017
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Prag ndëshkimi për Gruevskin, Specialja maqedonase kërkon sekuestrimin e selisë së VRMO-së: u bë me para të paligjshme

Nikolla Gruevski po shkon zyrtarisht drejt implikimit penal dhe sipas të gjitha gjasave ai do të shpallet shumë shpejt i pandehur.

Agjencia Birn bën të ditur se Prokuroria Speciale e Maqedonisë dyshon se ish-kryeministri dhe lideri i VMRO-së, Nikola Gruevski ka financuar ilegalisht partinë e tij përmes pastrimit të parave dhe se është përfshirë në raste të shpërdorimit të detyrës në lidhje me një tender autostrade.

Prokuroria Speciale, theksoi për Birn se ka nisur tre hetime të reja, dy prej të cilave kanë liderin e partisë VMRO DPMNE, Nikola Gruevski, si të dyshuari kryesor. Hetimet janë koduar me emrin “Talir” (monedha e vjetër argjendi), “Traektorija” (trajektore) dhe “Trevnik” (lëndinë).

Prokuroria Speciale e Maqedonisë do të kërkojë sekuestro të pasurive në pronësi të ish-partisë në pushtet, përfshirë edhe selinë e saj të re në qendër të Shkupit, për të cilën dyshohet se është financuar dhe marrë në pronësi ilegalisht.

Çështja “Talir”

Në çështjen e parë dhe komplekse, koduar me emrin “Talir”, Specialja dyshon te 11 persona nga  VMRO për pastrim parash dhe shpërdorim të detyrës.

Nëntë prej tyre, përfshirë edhe Gruevskin, po hetohen si autorë dhe dy të tjerë si ndihmës. Përveç liderit të partisë, të dyshuarit përfshijnë personat përgjegjës për nënshkrimin e llogarisë si dhe kreun e qendrës së komunikimit të partisë.

Specialja bëri të ditur gjithashtu se e konsideron Gruevskin si të dyshuarin kryesor, duke pretenduar se si kreu i VMRO-së pranoi 4.9 milion euro donacione të paligjshme për partinë e tij nga viti 2009 deri në 2015, kur ai ishte kryeministër.

Hetimi ka treguar se në vend që t’i kthente paratë në buxhetin e shtetit, siç veprohet me donacionet e paligjshme, ai i përdori paratë për të financuar ilegalisht partinë e tij.

Prokuroria Speciale theksoi se dyshonte që paratë u transferuan te 11 persona dhe pastaj u përdorën për të blerë pasuri të paluajtshme, për të paguar shpenzimet e partisë, për akomodimin në hotele, sondazhe popullore  dhe zëra të tjerë.

Paratë u përdorën gjithashtu në 78 kontrata për blerje pasurie të patundshme, dhe se disa prej këtyre pronave nuk janë përdorur për qëllime partiake.

Siç bëhet e ditur nga Prokuroria Speciale, kjo e fundit ka dërguar 12 kërkesa në gjykata për të ngrirë të gjitha pasuritë e patundshme.

“Po flasim për 12 kërkesa, (për ngrirje të aseteve) ku secila përmban të paktën tre prona”, tha zv. prokurorja Lence Ristoska.

Prokuroria Speciale dyshon se paratë e paligjshme janë injektuar në llogarinë e VRMO-DPMNE duke përdorur forma të ndryshme të pastrimit të parave.

Disa nga të implikuarit dyshohet se kanë kryer pagesa në llogarinë e partisë, duke i paraqitur paratë si dhurata personale ose si tarifa për anëtarësim.

Prokuroria deklaroi gjithashtu se kishte dëshmi se disa nga fletëpagesat ishin shkruar në të njëjtën shkrim dore dhe janë regjistruar në banka në intervale prej 20-30 sekonda.

Sipas vlerësimeve të Prokurorisë Speciale, për secilin vit, në periudha të caktuara, ish-partia në pushtet merrte 12.000 deri 30.000 euro në ditë në këtë mënyrë.

Prokuroria Speciale ka pyetur mbi 160 dëshmitarë për këtë çështje, ka dërguar 230 kërkesa në institucione të ndryshme dhe ka analizuar 11,886 fletëpagesa të personave në parti.

Çështja “Traektorija”

Në çështjen e dytë, Prokuroria Speciale dyshon se katër persona kanë shpërdëruar detyrën gjatë gjysmës së dytë të vitit 2012 dhe 2013.

Në materialin e saj, Specialja tha se kishte arsye për të besuar se të dyshuarit thyen Ligjin e Prokurimit Publik dhe dhanë një kontratë 155 milionë euro për të ndërtuar dy segmente autostradash te një kompani ndërtimi kineze, pavarësisht faktit se një kompani tjetër kineze paraqiti një ofertë më të ulët.

Gruevski, atëherë kryeministër, përsëri është i dyshuari kryesor në këtë hetim.

Çështja “Trevnik”

Hetimi i tretë lidhet me ndërtimin e dyshuar si të paligjshëm të tri shtëpive të pushimeve në fshatin Zelenikovë, pranë Shkupit.

Hetimi paraprak tregoi se ndërkohë që ndërtimi i këtyre shtëpive filloi në vitin 2011, treshja e të dyshuarve mori lejet e ndërtimit dy vjet më vonë, kur objektet po përfundoheshin.

VMRO i sfidoi këto tre hetime në reagimin e saj.

Sekretari i përgjithshëm, Emil Dimitriev i hodhi poshtë hetimet si “pamflete politike” që kishin për qëllim akuzimin në mënyrë të rreme të partisë dhe udhëheqësit të saj për përfshirje në “disa aktivitete të paligjshme”.

Dimitriev, i cili është ende kryeministër i përkohshëm, tha në një konferencë për shtyp se pretendimet “janë krejtësisht të rreme” dhe se “e gjithë prona e partisë është marrë ligjërisht”.

Prokuroria Speciale e Maqedonisë u formua në vitin 2015 si pjesë e një marrëveshjeje krize të ndërmjetësuar nga BE-ja midis partive politike kryesore dhe u ngarkua me hetimin e akuzave për korrupsion të nivelit të lartë.

Megjithëse VMRO-ja ra dakord të formojë Prokurorinë Speciale, ajo e ka akuzuar atë se punon për Lidhjen Social Demokrate – e cila është në bisedime për të formuar qeverinë e re. /tesheshi.com/

Related Posts

Shuhet një majtist me nam
Bota & Rajoni

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë
Kosova

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri
Politikë

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Next Post
Shpërthimi vdekjeprurës në Mançester, reagime mbështetëse për Britaninë

Shpërthimi vdekjeprurës në Mançester, reagime mbështetëse për Britaninë

Arabët gjejnë mënyrën gjeniale për të siguruar ujin e pijshëm, do të shkrijnë një ajsberg

Basha i rikthehet “Republikës së re”…në aleancë em Ramën: si e bëmë zap krimin zgjedhor

Basha i rikthehet “Republikës së re”...në aleancë em Ramën: si e bëmë zap krimin zgjedhor

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni