Janë drejt përfundimit punimet për rikonstruksionin e hyrjes së tunelit që të dërgon drejt e në strehimin antibërthamor, ndërtuar në kohën e diktaturës për t’u mbrojtur nga sulmet e kapitalistëve dhe revizionistëve nëpër botë.
Strehimi, sipas arkitektit Artan Shkreli, njëherësh këshilltar i kryeministrit Rama është ndërtuar në vitet e Luftës së Ftohtë.
Hyrja ndodhet në sheshin mes teatrit Kombëtar dhe ministrive, praktikisht shtrihet poshtë bulevardit, në qendër të Tiranës. /tesheshi.com/