Zëdhënësi i Hamasit, Abdel Latif al-Qanoa pretendon se të burgosurit palestinezë u torturuan brutalisht në burgjet izraelite.
Qanoa pretendon se Izraeli injoron të gjitha rezolutat e të drejtave të njeriut që ndalojnë torturën..
“Si rezultat i kësaj politike fashiste të ndjekur nga Izraeli, 70 të burgosur kanë vdekur gjatë torturave”, tha al-Qanoa.
Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta detyrojë Izraelin të ndërpresë këtë praktikë kundër ndaj të burgosurve palestinezë dhe t’i gjykojë ata që janë përgjegjës.
Të premten, Byroja Palestineze dhe Byroja e të Drejtave të Njeriut Al-Damir postoi foto që tregojnë se një i burgosur palestinez po torturohej gjatë marrjes në pyetje.
Shifrat zyrtare palestineze tregojnë se ka më shumë se 5,000 të burgosur palestinezë në burgjet izraelite, duke përfshirë rreth 500 persona në paraburgim administrativ dhe 230 të mitur. /tesheshi.com/