Autoritetet turke filluan një hetim pas hakimit të sistemit të thirrjes së ezanit në disa xhami në Izmir. Kjo bëri që nga altoparlantët në majë të minareve, në vend të thirrjes së njohur monumentale për faljen e namazeve ditore, të dilnin tingujt e këngës së famshme antifashiste italiane “Bela ćao”.
Dega lokale e autoriteteve turke të ngarkuar me çështje fetare konfirmuan këtë incident në Twitter dhe njoftuan hapjen e një hetimi të brendshëm dhe përpilimin e një raporti në polici.
Vitet e fundit, është futur kudo aplikimi i thirrjes së ezanit jo live por me automatizim kompiuterik. /tesheshi.com/
https://twitter.com/i/status/1263106372968775680