Gjigandi botëror i informacionit BBC u sulmua nga disa piratë të informatikës.
Faqja e BBC-së ka bllokuar shërbimet pasi u sulmua nga disa hakera, të cilët e vendosën në kaos faqen e famshme, që konsultohet e gjithë bota me informacion.
“Të gjitha faqet e internetit të BBC-së ishin të bllokuara sot në mëngjes për shkak të një sulmi kibernetik”, njoftoi kanali televiziv në një artikull të publikuar në seksionin “Teknologji” të faqes së tij të internetit.
“Faqa e BBC-së tashmë është në funksionim normal. Ne kërkojmë ndjesë për këtë shqetësim”, deklaroi më pas një zëdhënës i kanalit televiziv në një komunikatë. /tesheshi.com/