Përfaqësuesit e Listës Serbe pas më shumë se pesë muaj bojkoti Kuvendit, sot janë rikthyer përfunimisht ku kreu i saj Slavko Simiç ka marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë.
Ai pas këtij takimi ka folur në gjuhën e Thaçit e Mustafës duke thënë se i janë rikthyer punës në kuvend, në mënyrë që ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi.
“Kjo për hir të qytetarëve që të mos mbeten të izoluar”, ka thënë Simiç.
Ai ndërkohë kërkoi edhe formimin e Asociacionit të Komunave serbe, ndërsa bëri të ditur se do të kundërshtojnë çdo proces ose ligj që është në kundër me interesat e serbëve.
Kujtojmë se deklarime të ngjashme për Demarkacionin në vazhdim kanë bërë edhe presidenti Thaçi e kryeministri Mustafa, duke thënë se me bllokimin e kësaj marrëveshje opozita po izolon qytetarët. /tesheshi.com/