Një aventurë e pabesueshme i ka ndodhur një të riu 25 vjeçar nga Amerika, i cili është qëlluar me armë dhe është shpëtuar për një fije nga aparati i tij celular inteligjent, një iPhone.
Siç tregojnë edhe gazetat lokale, studenti i ri ishte duke hyrë në apartamentin e tij në kampin universitar të Fresnos në Kaliforni, kur vuri re se në ndërtesë kishte hyrë një hajdut dhe ishte duke vjedhur.
Gjithçka i zhvillua brenda disa minutave, gjatë kohës kur hajduti vuri re prezencën e të riut dhe pa hezituar fare i drejtoi atij armën. Instinktivisht 25-vjeçari mbështeti në gjoks çantën e shpinës, duke e përdorur atë si mburojë.
Ka qenë një gjest që i ka shpëtuar jetën duke qenë se plumbi ka frenuar në iPhonin e tijm i cili ndodhej në një nga xhepat e çantës. Fillimisht i riu nuk kishte mundur të kuptonte se çfarë po ndodhte, ndërsa u ndërgjegjësua vetëm në momentin që pa iPhonin e thyer.
“Shyqyr që nuk e mbajta në xhep, pasi çdo gjë do të kishte shkuar si mos më keq”,- ka thënë ai për mediat lokale, pasi është pyetur se çfarë kishte ndodhur./tesheshi.com/