Biznesmeni i njohur Hajdin Sejdia, alias, ose në letra Ajdin Sejdiu, i cili, në vitet e para të iluzioneve post-komuniste shqiptare, hapi gropën e famshme që mbante emrin e tij pas Biblotekës Kombëtare në Tiranë për të ndërtuar aty një Hollding , është shpallur “Veteran” i Luftës së Kosovës nga komisioni i posaçëm në Prishtinë.
Njeriu që nisi biznesin në Shqipëri që në vitin 1990 ku hapi dhe diskoteka me ish-sekretarët e Rinisë Komuniste, një ndër to edhe në Fier me Koço Kokëdhimën, ka botuar në faqen e tij në Facebook se është nderuar për ndihmën që i ka dhënë UÇK-së.
Sejdiu është një nga biznesmenët e fuqishëm që jeton aktualisht në Tiranë, por origjinën e ka nga Drenica ku pati ndërtuar një shtëpi antiatomike në vitet 80-ë të shekullit të shkuar. /tesheshi.com/