Është një histori e trishtë që në atë kohë bëri bujë, por më pas u la në të harruar. Bëhët fjalë për gushtin e vitit 1969, kur ekstremisti sionist i krishterë nga Australia, Dennis Michael Rohan, i vuri zjarrin xhamisë së famshme Al Aksa në Jerusalem, një prej tre vendeve të shenja islame në botë dhe simbol i qytetit të shenjtë po ashtu.
Zjarri përfshiu disa nga pjesët më të vjetra të xhamisë, duke shkatërruar dhe mihrabin e kalifit Omer bin Hatabi apo mimberin e Salahudin Ejubit.
Ngjarjet që pasuan zjarrin treguan se autoritetet pushtuese izraelite kishin pjesën e tyre.
Duke vërejtur zjarrin e rënë, muslimanët dhe të krishterët nxituan aty për të shuar flakët, por forcat izraelite i penguan të hynin. Pas një konflikti të shkurtër, por të dhunshëm, ata arritën të hyjnë në Al Aksa-në që po shkrumbohej, duke u ballafaquar me ndëprerjen e ujit në xhami. Ata, pra muslimanë e të krishterë, shpejt formuan një zinxhir njerëzor dhe përdorën mjete rrethanore për të shuar zjarrin.
Forcat izraeliteti penguan edhe ekipet zjarrfikëse nga qytetet përreth, Nābulus, Ramallah, Al-Bire, Bethlehem, Hebron, Jenin dhe Tulkarem, që të vinin për të shuar flakët, me arsyetimin se është përgjegjësi lokale menaxhimi i situatës. Zjarri zgjati me orë të tëra, derisa gjashtë zjarrfikës të Kudsit arritën që të ndërhyjnë fuqishëm me ujë deri në shuarje të plotë.
Ngjarja provokoi dhe reagim ndërkombëtar. Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë me anë të së cilës dënoi Izraelin.
Nga ana tjetër, liderët e vendeve arabe, më 25 shtator, pra një muaj më pas, u takuan në Rabat, Marok, dhe vendosën të themelojnë Organizatën e Konferencës Islamike.
Njeriu që i vuri zjarrin Al Aksa-së, Dennis Michael Rohan, u lirua më vonë pas një gjyqi qesharak, me konkludimin se nuk ishte në rregull mendërisht.
Tashmë, zjarri pasohet nga akuzat palestineze dhe përgjithësisht të botës arabe, se Izraeli prej vitesh gërmon në themelet e xhamisë historike e monumentale, simbol i pakonkurueshëm i Jerusalemit, për ta rrënuar atë një ditë. /tesheshi.com/