PD do të mbështesë kërkesat e organeve të vetingut ashtu si ato i kanë paraqitur në Kuvend.
Gjithashtu grupi parlamentar demokrat do të thërrasë në interpelancë ministrat, duke nisur me atë të Arsimit lidhur me problemet me këtë sektor dhe për tekstet shkollore.
Jashtë vëmendjes nuk do të lihet as ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në lidhje me situatën me kriminalitetin, kanabisin dhe së fundmi vetingun në rradhët e policisë.
Një tjetër vendim i marrë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, është dhe përvijimi i aksionit opozitar në lidhje me çështjen e shumë debatuar të ligjit për importin e mbetjeve si dhe debatin aktual që shoqëroi sot Komisionin Parlamentar të Ligjeve, në lidhje me punonjësit dhe fondet e organeve të Vettingut.
“Ka nisur puna dhe për hartimin e platformës për reformën zgjedhore. Për importin e mbetjeve do kërkohet llogari. PD do paraqesë amendamentet për miratimin e kërkesave të organeve të vettingut. Grupi i PD vendosi që në seancë kërkesat të miratohen ashtu siç i kanë paraqitur”, janë disa nga vendimet e grupit parlamentar demokrat. /tesheshi.com/