Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mbi gjysmë shekulli burgim për grupin ‘Drenica 1’ dhe ‘Drenica 2’

by te Sheshi
27/05/2015
in Kronikë, Të fundit
Reading Time: 5 mins read
A A
Mbi gjysmë shekulli burgim për grupin ‘Drenica 1’ dhe ‘Drenica 2’
8
SHARES

Grupi i njohur si ‘Drenica 1’ dhe ‘Drenica 2’, që përbëhej prej 15 veta, 11 prej tyre janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me 65 vite burgim, ndërsa që avokatët mbrojtës kanë deklaruar se do të bëjë ankesë ndaj këtij vendimi duke e quajtura atë si të pa drejtë.

3 (1)Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, sot trupi gjykues i misionit të EULEX  i kryesuar nga Gjyqtari Darius Silciki ka shpallë verdiktin ndaj grupit të njohur “Drenica 1” dhe “Drenica 2”, të gjithë ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të zonës së Drenicës .

Në grupin “Drenica 1” të pandehur janë Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Sabit Geci, Ismet Haxha, Sahit Jashari, Jahir Demaku dhe Avni Zabeli.

Në rastin ‘Drenica 1’, Kryetarin e  Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku, Gjykata Themelore e Mitrovicës  e ka dënuar me 12 vjet burg, për vrasje të kryer gjatë vitit 1998, ndërsa ish Komandantin e përgjithshëm të UÇK-së dhe ish ambasadorin Sylejman Selimi me 6 vjet për keqtrajtim të civilëve gjatë luftës.

Lushtaku e Selimi janë dënuar edhe me nga 1 mijë e 200 euro për shpenzime të gjykatës, ndërsa Sabit Geci, Jahir Demaku, Avni Zabeli, Ismet Haxha dhe Sahit Jashari janë liruar.

Ndërsa në grupin “Drenica 2”, të pandehur janë Sylejman Selimi, Agim, Bashkim, Driton e Selman Demaj, Fadil, Jahir, Nexhat dhe Zeqir Demaku, si dhe Isni Thaçi.

1 (1)Në rastin “Drenica 2”, Sylejman Selimi është dënuar me 8 vjet burg, Hysni Thaçi me 7, Jahir Demaku dhe Zeqir Demaku me nga 7 vjet burg.

Ndërkaq Fadil dhe Nexhat Demaku si dhe katër vëllezërit Selman, Driton, Bashkim dhe Agim Demaj janë dënuar me nga tri vjet burg.

Trupi Gjykues ka gjetur fakte se të dënuarit Selimi, Thaçi, si dhe dy vëllezërit Demaku janë gjetur fajtor sepse janë gjetur fakte se kanë kryer dhunë trajtim mizor dhe të ngjashme ndaj dëshmitarëve A dhe B.

Gjithashtu Jahir Demaku është dënuar edhe me gjobë prej 1200 euro, Zeqri Demaku 500 euro, Sylejman Selimi 500, Isni Thaqi 500 si dhe të gjithë të tjerët nga 300 euro.

Sipas aktakuzës të ndaluarit janë keqtrajtuar “duke i rrahur ata me grushte dhe shkopinj druri, duke detyruar Dëshmitarin A dhe Dëshmitarin B të rrahin njëri tjetrin, duke e pickuar Dëshmitarin A nga organet gjenitale me një mjet të hekurt dhe tërhequr me të duke e zvarritur nëpër dysheme”.

Dëshmitari A nga rrahjet në grup, pësoi thyerje brinjësh dhe plagë në organet gjenitale, ndërsa iu lëndua edhe njëri bërryl.

Gjyqtari Darius Sielicki pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, e arsyetoi këtë vendim.

Ai tha se dëshmitë e dëshmitarëve me të cilat u dënuan Lushtaku e Selimi ishin kredibile, mirë të strukturuara dhe logjike.

Ai bëri të ditur se edhe në disa raste tjera ka pasur cenim të integritetit trupor, por ato nuk janë konsideruar torturë.

“Jo të gjitha dëmtimet e integritetit trupor mund të përbëjnë krime lufte,” tha Sielicki.

Ai pranoi se në disa dëshmi ka pasur mospërputhje të fjalëve të dëshmitarëve me deklarimet e tyre të dhëna më herët.

Të dënuarit kanë të drejtë ankese, ndërsa atyre do t’u llogaritet në dënim koha e qëndrimit në paraburgim.

Me urdhër të Gjyqtarit të EUKEX-it, Darius Silciki, të dënuarit Sami Lushtaku, Sulejman Selim, Isni Thaqi, Zeqir Demaku dhe Jahir Demaku, janë dërguar në paraburgim.

Ndërsa që prokurori ndërkombëtar i EULEX-it Charls Hardway, ka kërkuar paraburgim të menjëhershëm edhe për të akuzuarit tjetër që janë shpallur fajtor, Kryetari I Trupit gjykues kërkesën e tij e ka refuzuar duke e arsyetuar se këta të dënuar me më pak se 5 vite gjatë shqyrtimit të këtij procesi ata kanë pasuar sjellje të mira dhe nuk ka elemente të ikjes së tyre.

Pas vendimit të Gjykatës Themelore në veri të Mitrovicës që dënoi ish-luftëtarët e UÇK-së me më shumë se gjysmë shekulli burgim, pala mbrojtëse është shprehur e zhgënjyer me misionin e EULEX-it, duke i quajtur vendimet e tij pa bazë ligjore, dhe pa kurrfarë drejtësie.

Avokati Tomë Gashi, i cili përfaqësoi Sylejman Selimin, ka potencuar se ndërkombëtarët vështirë bien vendime të drejta ndaj komandantëve të UÇK-së, ndërsa ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

5“Është tepër e vështirë me besua se gjyqtarët ndërkombëtarë bien vendime të drejta në raport me komandantët e UÇK-së, natyrisht kur me diagnozë të një personi të sëmurë psikik i dënojnë më tepër se gjysmë shekulli me burg, të gjithë pothuajse i dërgojnë në paraburgim dhe dikë e dënojnë për lëndime trupore tejet të lehta më tepër se për vrasje. Ky është një diskriminim dhe porosi që deputetët e Kuvendit të Kosovës mos ta votojnë Gjykatën Speciale, në votimin e së premtes, meqenëse ata të cilët do të shkojnë në atë gjykatë do t’i presë një vendim i tillë si ky i sotëm, i cili është i padrejtë, i palogjikshëm dhe është gjithçka përveç drejtësisë”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, pala mbrojtëse sigurisht se do të ankohet në Gjykatën e Apelit, duke shpresuar se misioni i EULEX-it të jetë më në nivel të detyrës në gjykatën më të lartë, ose që ky mision të shkojë sa më shpejtë prej Kosovës.

Ai i ka quajtur vendimet  e EULEX-it pa kurrfarë baze ligjore dhe pa kurrfarë drejtësie, vetëm për shkak të mllefit që kanë ndaj ushtarëve të UÇK-së.

Gashi ka bërë të ditur se kjo nuk është asgjë tjetër përveç një kampanje kundër pjesëtarëve të luftës për t’i eliminuar nga skena politike.

Edhe  avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci, e ka quajtur vendimin e trupit gjykues të padrejtë, duke paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

“Besoj se kjo padrejtësi do të korrigjohet në shkallën e dytë. Zoti Lushtaku është dënuar sipas dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur i cili ka pasur diskrepancë në dëshmi dhe këtë e pranon edhe gjykata, prandaj unë mendoj se kam bazë të mirë për ushtrimin e ankesës”, theksoi Koci.

Në anën tjetër, deputeti Fadil Demaku, i cili u dënua me tre vite burgim, ka apeluar tek të gjithë që të angazhohen maksimalisht për drejtësi në këtë vend.

“Jam i bindur që më shpejtë në fazat e tjera të gjykimit, drejtësia do të vie në vend”, ka thënë shkurt Fadil Demaku.

Interesimi i madh për vendimin e gjykatës ndaj “Grupit Drenica” ka bërë që një pjesë e familjarëve të të akuzuarve dhe punonjësve të medieve të mbeten jashtë objektit të gjykatës në veri.

Në gjykatore kanë hyrë vetëm një pjesë e gazetarëve dhe kameramanëve, ndërsa që ka pasur interesim të madh për vendimin që do të merret edhe nga mediet serbe.

Ndërsa që janë vërejtur masa të shtuar të sigurisë nga ana e policisë se Kosovës si dhe te EULEX-it qe kësaj radhe janë parë me arme te gjata.

Tags: grupi drenica

Related Posts

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?
Politikë

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”
Amerika

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

19/05/2025
Next Post
Vuçiç mbërrin në Rinas, autokolona drejt Pallatit të Brigadave

Vuçiç mbërrin në Rinas, autokolona drejt Pallatit të Brigadave

Vuçiç pritet me ceremoni shtetërore, revistë para flamurit shqiptar

Vuçiç pritet me ceremoni shtetërore, revistë para flamurit shqiptar

BE, emisar special për krizën në Maqedoni

BE, emisar special për krizën në Maqedoni

TË FUNDIT

  • Të fundit
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni